Aleksandër Vuçiç dhe Nikola Gruevski

Kosova & Rajoni
Top 24

Arratisja e Gruevskit, Vuçiç: Doli nga Serbia për në Hungari, se ndaluam sepse nuk ishte në kërkim

20 Nëntor 2018, 09:31| Përditesimi: 20 Nëntor 2018, 09:38

  • Share

SERBI- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka pranuar se ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski ka dalë nga Serbia për të hyrë në Hungari.

Filllimisht ish-kryeministri sipas Vuçiç ka dalë nga Maqedonia hyri në Shqipëri, pastaj në Malin e Zi, dhe përmes Serbisë ka kaluar në kufirin e Horgosit për në Hungari.

Më tej presidenti serb shprehet se më datë 11 nëntori Gruevski ishte identifikuar vetëm me një kartë personale në kufirin e Horgosit dhe ishte lënë të kalonte së bashku me dy shtetas hungarezë.

Mandati për kërkimin e tij, mbërriti në vetëm më 13 nëntor në orën 19:35 nga Interpoli i Shkupit. Çfarë prisnit ju? Të arrestojmë njerëz për të cilët nuk është lëshuar as një flet arrest i thjeshtë.

Aleksandër Vuçiç, president

Ish Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski i ka ikur vuajtjes së dënimit në burg, pasi një gjykatë e vendit të tij, e dënoi për shpërdorim detyre.  Mbi Gruevskin rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës, për blerjen e  një automjet të tipit “Mercedes” me vlerë rreth 600 mijë euro gjatë kohës së qeverisjes si Kryeministër i Maqedonisë. 

Për të parë itinerarin e plotë të arratisjes së ish-kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevskit (LEXO KËTU)

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?