Arratisja e Moisi Habilajt zbulon skandalin, gjykata nuk i vendosi byzylykun elektronik gjatë arrestit në shtëpi

12 Janar 2021, 11:57| Përditesimi: 13 Janar 2021, 09:23

  • Share

Arratisja e Moisi Habilajt ka zbuluar një skandal në vendimin e gjykatës italiane të Katanias. Gjykata e la nën masën arrest me burg por në vendimin e saj mungonte perifrazimi për vendosjen e byzylykut elektronik.

Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se prokuroria e Katanias ka nisur një hetim se si në këtë vendim nuk e sqaronte se ai duhet të mbante një byzylyk. I njëjti vendim u la në fuqi dhe nga apeli por pa e vënë re dhe mungesën e byzylykut elektronik.

Habilaj duhet të ishte në banesën e familjarëve të tij në Raguzza. Në media është raportuar edhe për arratisjen e Naze Seitit.

Report Tv ka verifikuar në policinë italiane që Nazer Seiti nuk rezulton të jetë arratisur. Në ndryshim nga Moisi Habilaj, Seiti ka të vendosur në këmbë byzylykun elektronik me vendim gjykate.

Seiti ndodhet në arrest shtëpie në një banesë në Modica të Italisë. Lëvizjet e fundit të Moisi Habilajt kur ka njoftuar policinë kanë qenë me justifikimin se do shkonte tek dentisti.

Kujtojmë se Moisi Habilaj u dënua nga shkalla e parë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. 

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 12/01/2021 22:12

    Ku jane ata kritiket e Policise se Shtetit Shqiptar qe s’lene gje pa share e thene per vendin e tyre edhe per raste me banale dhe nuk flasin nje fjale per kete skandal ne vendin fqinj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?