Agjencia e Mbikëqyrjes Policore

Kronikë

Iu arratis 'nga duart' i arrestuari, pezullohen 3 efektivët në Elbasan! Arratia zgjati vetëm 1 orë (EMRAT)

16 Qershor, 14:48| Përditesimi: 16 Qershor, 15:59

  • Share

Një person i arrestuar për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur është arratisur nga Policia e Elbasanit më 3 qershor. Burime bëjmë me dije se i arrestuari Bardhyl Zagolli i ka ikur ‘nga duart’ policëve në momentin që ata e kanë marrë nga paradhoma ku qëndronte i arrestuar, për ta dërguar në laborator për t’i marrë shenjat e gishtave.

Burime për gazetarin e Report Tv, Ronaldo Gjoshi sqarojnë se i arrestuari në këtë moment ka përfituar dhe u është larguar nga policët duke kapërcyer murin rrethues të drejtorisë së policisë. Por arratia e tij ka zgjatur vetëm 1 orë, pasi efektivët kanë ushtruar kontrolle dhe kanë mundur ta vënë sërish në pranga në afërsi të lagjes 5 maji.

Ky episod i ka kushtuar tre policëve, të cilët janë pezulluar nga detyra.

Sipas AMP,  këta efektivë me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë, duke sjellë si pasojë arratisjen e Zagollit, i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale.

Të pezulluarit:
Nënkomisar Alfred Zhupani, 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan;
Inspektor Përparim Ballolli, 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan;
Inspektor Jonuz Gjika, 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.
I arratisuri:
Bardhyl Zagolli

Njoftimi i plotë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka zbatuar urdhërin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë të karakterit ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj tre punonjësve të policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, të dyshuar për "Shpërdorim i detyrës", e konkretisht;

Nënkomisar A. ZH., 35 vjeç, me detyrë Specialist për Rendin, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

⁠Inspektor P. B., 54 vjeç, me detyrë Ndihmës Specialist Informacioni, në Komisariatin e Policisë Elbasan;

⁠Inspektor J. GJ., 60 vjeç, me detyrë Ndihmës specialist për ruajtjen e dhomave të sigurisë, në Komisariatin e Policisë Elbasan.

Caktimi i masave të sigurisë për punonjësit e policisë të sipërcituar është bërë i mundur, pasi nga hetimet e zhvilluara lidhur me ngjarjen e datës 03.06.2025, janë administruar prova dhe fakte se këta punonjës policie, me anë të mosveprimit dhe në shkelje të dispozitave të parashikuara në aktet ligjore e nënligjore që normojnë punën në Policinë e Shtetit, nuk kanë marrë masat e nevojshme për trajtimin dhe sigurimin e personave të ndaluar/shoqëruar në ambientet e policisë, duke sjellë si pasojë arratisjen e shtetasit B. Z., i cili ishte arrestuar në flagrancë, si person i dyshuar për një vepër penale.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?