Foto ilustruese

Emigrimi me gomone/ Del raporti i OKB: Ja sa të vdekur ose të zhdukur rezultojnë për 2024-n

27 Mars, 21:34| Përditesimi: 27 Mars, 21:52

  • Share

Numri i emigrantëve që zgjedhin të shkojnë me gomone në brigjet e Evropës është rritur por në shifra të larta janë edhe tragjeditë.

Agjencia e Emigracionit në Kombet e Bashkuara (IOM), thotë se viti me numrin më të madh të viktimave e mban viti 2023 me 8 500 të tilla. Rreth 60% e vdekjeve të dokumentuara vijnë nga mbytja në ujë.

 raportin e fundit thuhet se nga viti 2014 janë më shumë se 27 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur në ujërat pranë kontinentit të vjetër.

Në total në të gjithë botën, të paktën 63 285 njerëz kanë vdekur në përpjekje për të arritur në një vend tjetër si emigrantë.

Shumica e vdekjeve në Mesdheun Qendror u dokumentuan në brigjet e Libisë. Por është regjistruar një "rritje të nisjeve dhe, përkatësisht, mbytjet e anijeve" në brigjet e Tunizisë. Të paktën 729 njerëz vdiqën në brigjet e Tunizisë në vitin 2023, krahasuar me 462 vitin e kaluar. Numri mendohet të jetë akoma më i madh për shkak të vështirësisë në marrjen dhe verifikimin e informacionit.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?