Sociale

‘Arratisje’ në Voskopojë, pushuesit për Report Tv: Ajri i pastër të shëron, vijmë çdo sezon veror këtu

6 Korrik, 17:00| Përditesimi: 6 Korrik, 17:12

  • Share

Teksa temperaturat përvëluese kanë përfshirë vendin, Voskopoja mbetet një nga destinacionet më të preferuara të juglindjes për ata që kërkojnë qetësi, freski dhe ajër të pastër malor.

Në korrik është veçanërisht mosha e tretë ajo që zgjedh të kalojë pushimet në këtë fshat historik, për të shmangur të nxehtin e qyteteve.

“Këtu gjejmë freski, qetësi dhe shëndet. Voskopoja është ilaçi i verës për ne', thonë pushues nga Vlora.

Voskopoja njihet jo vetëm për klimën e saj të butë dhe relievin malor, por edhe për trashëgiminë kulturore, kulinarinë tradicionale dhe mikpritjen e vendasve. 

 “Kemi lënë qytetin nga zhegu dhe kemi ardhur këtu për ajër të pastër, për të pushuar në qetësi', thonë pushues nga Tirana. 

Operatorët turistikë thonë se modeli i turizmit familjar është më i përhapuri në Voskopojë. Sipas tyre, gjatë muajve korrik dhe gusht ka një rritje të ndjeshme të vizitorëve, ku pjesa më e madhe janë pensionistë vendas, por nuk mungojnë as turistët e huaj, të cilët vijnë për të zbuluar kulturën dhe historinë e pasur të zonës.

“Çdo verë kemi një fluks në rritje, veçanërisht nga pensionistët që e zgjedhin për klimën, por kemi edhe shumë të huaj që vijnë për kishat dhe manastiret', thonë ata. 

Përveçse një destinacion i preferuar turistik, Voskopoja është një ndër vendbanimet më të hershme në Korçë, me vlera të mëdha historike. Kishat, manastiret dhe rrënojat e qytetërimit të dikurshëm e bëjnë këtë fshat një muze të gjallë, që ruan me krenari identitetin shpirtëror dhe kulturor të juglindjes.

S.B/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?