I komanduar në krye të burgut të Reçit, vetë drejtori ka përfunduar duke shpërdoruar detyrën dhe duke kryer vjedhje. Ervis Zika u arrestua nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve, me urdhër të Prokurorisë së Shkodrës. Ndaj drejtorit ishte caktuar masa e arrestit me burg dhe pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik.
Sipas burimeve pranë prokurorisë së Shkodrës drejtori i komanduar i burgut në Reç, ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda ambienteve të burgut.
Në mënyrë që të shmangte skanerin, Zika ka kaluar vetë me sende të ndaluara për t'ia dhënë të dënuarve në regjim.
Por Ervis Zika akuzohet edhe për vjedhje: Dyshohet se drejtori ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive, skandal për të cilin, burimet thonë se janë në hetim edhe persona të tjerë, që kanë pasur dijeni dhe kanë lejuar veprimet e kundraligjshme të drejtorit.
Pas këtij skandali që tashmë është në duart e drejtësisë për t'u hetuar dhe gjykuar, Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja emëroi në drejtimin e Institucionit të Vuajtjes së Dënimit të Reçit, Seit Vuçajn. Po ashtu është ndërruar edhe shefi i policisë së burgut, por ende nuk bëhet me dije emri.
Seit Vuçaj është emëruar drejtori i ri i burgut të Reçit pas arrestimit të ish-drejtorit të komanduar, Ervis Zikës. Zika u arrestua mbrëmjen e djeshme, i akuzuar se ka lejuar futjen e sendeve pa kontroll brenda në burg, e madje ai vetë i dërgonte të burgosurve në qelitë e izolimit sende të ndaluara. Po ashtu ai akuzohet edhe se ka marrë karburant duke firmosur kartela fiktive.
Po perpara se t'a benin drejtor te perkohshem,cfare ka bere ky? Kushedi qe kur e ka filluar karrieren e shperdorimit te detyres dhe vjedhjes!Edhe policia e burgjeve nuk bie me poshte se drejtesia per KCK,fakti qe kapen vazhdimisht sende te ndaluara flet vete.
PërgjigjuKy drejtori ka 17 vjet qe ushtron profesionin e tij ne menyre perfekte,te cilesuar ne drejtori tburgjeve por problemi qendron me lart se drejtori po i miri e han gjithmon!
Kam nje pyetje. Ai nepunes i larte i shtetit, qe e rekomandoi dhe e emroi kete birbo si drejtor burgu si e ka emrin dhe çfare ndeshkimi i dhane? Keshtu, pa i hyre gjemb ne kembe, ai do na emroje birbon tjeter me keq se ky, per hesap e per interes te vet.
PërgjigjuPo Çfare prosninkur drejtori pergjithshem i burgjeve ka 100 probleme, vete ulsiu gjithashtu dhe ky admir abria ska as bythe as mend mos te bjere pre e presionit te tomes , qifit apo kujdo tjeter qe me dhune ose lek bejne ligjin aty ku shteti duhet te ishte ligji. Ahhh mor ed rama sa gabim po luan.
PërgjigjuPer mua duhet vendosur strategu i burgjeve Doktoruci i historise sepse ai i jep drejtim sic i ka dhene DPB si i KOMANDUAR zv Drejtor i Pergjithshem, qe eshte bere shembull i shkardhatokracise se emerimeve te punonjesve te rolit mesem. Prandaj burgjet kane vuajtur dhe do te vuajne me ''kuadro'' te tille
PërgjigjuAi qe ruan hajdutet dhe kriminelet , eshte vete i tille Instancat qe i emerojne u japin vetem titullin KRYE ,ose ndryshe i paguajne nga taksat e shqiptareve ,pra edhe marrin shpeblimin per kete pune . PO PSE NUK I VINI RUSPEN nga Min i drejtesise e me radhe te gjithe ata qe bejne vendimarje . .
PërgjigjuDuhet arrestuar drejtori dhe ai qe e ka emeruar ne ate vend.Kur esht qelbur bishti imagjino sa qelbet koka
PërgjigjuKy drejtori te cilin po flasim ja beri rrup sup edhe i hoqi nga puna ato qe qelbnin por ato kishin mik nje me tmadh se drejtori????????????kshuqe e hengri ky
Kubi gjejn keta hajdut pulash e i vene drejtora.
PërgjigjuHe maliq,ta hoqen edhe pasardhesin e? Ca duket jeta ne ndjekje penale mo?
Nese drejtorat e burgjeve i emeron Aqif Rakipi apo Tom Doshi keshtu do ndodhe. Me gjeni nje drejtor te vetem qe nuk merr para per t'u bere favore te burgosurve. Ju kujtohet ai ushtari i Dritan Dajtit, Ferit Mici, qe nxorri nga burgu per shetitje ne bllok Dajtin ? Nje zot e di perse nuk u arrestua. Ose mbase e mbajne ne hetim sepse vazhdon dhe ben korrierin e Dajtit. Imagjinoni i akuzuar per vrasjen e 4 policeve speciale
Përgjigju