Kronikë

Arrest me burg kampionit të boksit, pjesë e grupit 'Bajri'

11 Mars 2019, 15:10| Përditesimi: 11 Mars 2019, 19:12

  • Share

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa, i cili u arrestua dy ditë më parë si pjesë e grupit "Bajri". Ai u kap në një banesë të marrë me qira në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar  tre ditë më parë.

Prej shtatorit të vitit 2018, kur u arrestuan 11 anëtarë të grupit Bajri Gjykata e Krimeve të Rënda kishte dhënë për Hysën masën e sigurisë arrest me burg por ai nuk u arrestua asnjëherë.

Gjatë veprimeve procedurale, boksierit iu  sekuestrua edhe nje automjet luksoz “BMW Seria 3”. Hysa ka qenë edhe më herët objekt i policisë, pasi në muajin maj të vitit 2017 i shpëtoi një atentati në Shkodër ku mbeti i plagosur.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?