TIRANE- Ndërsa maxhoranca ka shprehur kritika ndaj SPAK për përdorimin e masës së sigurisë ‘arrest në burg’, ‘pa kriter’ apo ‘instrument për statistika penale’. Prokuroria e Posaçme iu përgjigj statistika. Në rrjetin social të facebook SPAK publikoi një bilanc për vitin 2024 ku figuron se vetëm 30% e personave që po hetohen nga SPAK janë në masë sigurie ‘arrest në burg’ pra në paraburgim.
Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave.
Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.
147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.
SPAK vë në dispozicion dhe shifrat nga Drejtoria e Përgjithshme të Burgjeve, ku nga 2791 persona që po hetohen në paraburgim në total numri i personave që heton SPAK dhe janë në qeli është vetëm 9.7%
Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024. Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%
Polemikat mes shumicës parlamentare dhe kryetari i PS-së, njëkohësisht kryeministri Edi Rama kanë shprehur kritika ndaj Prokurorisë së Posaçme e cila firmosi ‘arrest në burg’ ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Prej 10 shkurtit kur u arrestua në zyrë, Veliaj po hetohet në paraburgim për akuzën e korrupsionit pasiv në 9 raste dhe pastrim parash.
"Mbahet ne paraburgim edhe pse mund te ndiqej ne gjendje te lire" deklaroi Rama.
Edhe dje kryeministri ka kritikuar SPAK duke thënë se ka kthyer paraburgimin në normë
"Ne nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë të kapërcehen fazat e hetimit dhe të gjykimit dhe as nuk mund të pranojmë që në emër të pavarësisë paraburgimi të bëhet faktikisht një normë për të kapur dhe për të kyçur brenda pa gjyq këdo qoftë. Kur kushtet e domosdoshme që duhen plotësuar për tu paraburgosur dikush janë shumë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë fare me një pjesë të atyre për të cilët janë konsideruar të përmbushura. Por këto janë të gjitha çështje të një diskutimi dhe një debati demokratik" deklaroi Rama dje në rubrikën 'Sy më sy'
Çfarë deklaroi Fatmir Xhafaj pak ditë më parë
E kam deklaruar edhe më herët, se unë nuk bëj pjesë tek ata që e shohin arrestin me burg si alternativën kryesore në masat e sigurisë apo që e shohin përdorimin e instrumentave të drejtësisë së re për statistika penale apo populizëm mediatik.
Këto shqetësime, që i kam dëgjuar të artikulohen edhe nga shumë profesionistë të fushës, i kam ngritur në mënyrë koherente në çdo debat apo dalje publike. Ashtu si dhe vetë SPAK në raportimet periodike në Kuvend ka pohuar fort faktin se do të duhet që të ketë përmirësime ligjore në disa aspekte. Pikërisht për adresimin e këtyre çështjeve ne kemi hapur një diskutim konstruktiv edhe me ftesën e bashkëpunimit për ta, në funksion të interesit publik. Një diskutim për të konsoliduar më shumë arritjet, por edhe për të reflektuar dhe përmirësuar sistemin e drejtësisë penale, të një drejtësie preventive, jo represive.
Lajmi në përditësim..
Komente

Pra 61% janë me masë sigurie. Në Evropë kjo është më pak se 25%.
Përgjigju60% me paraburgim ose burg ne shtepi. Statistikat varet si i lexon. E dyta varet se ke burgos dhe e treta per sa kohe e mban te paraburgosur. Arresti me burg=statistike per te justifikuar karriken.
PërgjigjuDUHET TE HIQNI NGA KODI PERNAL SHPERDORIMIN E DETYRES, ATY PO QE BEHET STATISTIKE NE RRETHE TURP
Përgjigju