TIRANE-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas publikimit të lajmit për arrestimin për mashtrim financiar të biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan në SHBA.
Personi që është arrestuar për milionat e dollarëve, pastrim parash edhe shumë afera të tjera në SHBA ka lidhje biznesi me Ekim Alptekin, i cili ka marrëdhënie të afërta me Lulzim Bashën. Pas publikimit të lajmit, Taulant Balla ironizon Bashën teksa shprehet se ‘“No comment!!! Nuk i njeh, por i ka qenë “padrino” (kumbar) në dasëm’.
Dje mediat turke raportuan arrestimin e biznesmenit me origjinë armene Lev Aslan, i cili ishte prangosur në bordin e avionit të tij privat, teksa përpiqej të arratisej drejtë Stambollit.
Arrestimi është bërë nga FBI-ja, sëbashku me dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët akuzohen nga drejtësia amerikane për mospagim taksash, evazion fiskal, mashtrim financiar dhe pastrim parash.
Lev Aslan ose Levon Termendzhyan është një nga biznesmenët e lidhur dhe partnerë në biznes me Ekim Alptekin. Ky i fundit është drejtues i Këshillit të biznesit Turqi-SHBA, dhe miku i Lulzim Bashës. Në foton e publikuar më poshtë, duket që Basha ka qenë në dasmën e Ekim Alptekim, madje i jep edhe bekimin biznesmenit.
Statusi i Taulant Balles
Komente

Sa para dhe dhurata ke perfituar per vete nga antaret e bandes vrastare te lushnjes dhe teafiksntet e droges qe i ke miq shtepie Taulant? Nuk shan dot i dhje*i te permjerin. Te gjithe njelloj jeni, shushunja dhe te lidhur me krimin.
Përgjigjujo me jo... thua te gjith delet jane me lesh te bardh?!? jo o shoku ka edhe te zeza
Padrino shalengjituri Luli.
Përgjigju