Foto ilustruese

Arrestime shokuese në Izrael, goditet rrjeti hebre me 7 persona, dy janë të mitur! Spiunonin për Iranin, ajatollahët i kishin infiltruar

22 Tetor, 07:32| Përditesimi: 22 Tetor, 07:34

  • Share

Izrael- Shtatë burra me origjinë azere, duke përfshirë dy të mitur, dyshohet se kanë futur në xhep një pasuri në këmbim të fotografive të vendeve të ndjeshme dhe zyrtarëve për të shënjestruar.

Pak a shumë ishte e njëjta gjë si me celulën izraelite që operonte në Turqi pak javë më parë, ku mes rrjetit të të arrestuarve ishte dhe një shqiptar nga Kosova, që bënte financiarin e shërbimit sekret të Mosadit izraelit, me pagesat ndaj agjentëve në terren, me valutë cash apo dhe kriptomonedha.

Bëhet fjalë për 7 hebrenj që emigruan në Izrael nga Azerbajxhani dhe që do të kishin punuar si spiunë për Teheranin: dy prej tyre madje do të ishin të mitur dhe një tjetër do të kishte dezertuar nga ushtria. Një histori e bujshme e infiltrimit sepse ajo u krye nga 007 e ajatollahëve në zemër të shtetit hebre, duke vënë në dispozicion një grup agjentësh, që duket se kanë dalë nga një skenar i James Bond-it, duke përfshirë ndërmjetësuesit turq dhe korrierët rusë të parave, shkruan “La Repubblica”.

Deri tani të dhënat për emrat dhe detajet e operacionit janë të rezervuara, por duket se inteligjenca izraelite ka rënë në gjurmët e grupit që kamuflohej si një grup hebre brenda Izraelit, duke mbledhur filmime, fotografi, dokumente dhe informacione nga terreni.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?