Ilir Meta pas arrestimit

Arrestimet e Metës dhe Çyrbjas, Apeli i GJKKO cakton të njëjtën gjyqtare për ankimimet! Po ashtu edhe për Kryemadhin, ja emri i magjistrates

11 Nëntor, 13:33| Përditesimi: 11 Nëntor, 13:50

  • Share

Tiranë- Gjyqtarja Igerta Hysi do gjykojë ankimin e ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, për masën e sigurisë arrest me burg, por edhe atë të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi, në gjykatën e Apelit të GJKKO-së.

Shorti elektronik ka caktuar pikërisht magjistraten Hysi për të dyja dosjet e vlerësimit të apelimeve nga palët mbrojtëse, që pretendojnë ndryshimin e masës dhe lirimin e klientëve.

Gazetarja e Report TV, Keti Banushi, informon se e njëjta gjyqtare është caktuar nga shorti për të shqyrtuar dhe ankimin e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Masa e sigurisë ndaj Ilir metës dhe Kryemadhit u dhanë më 23 Tetor nga GJKKO, "arrest me burg" për të parin dhe "detyrim paraqitjeje" për të dytën. Meta u arrestua më 21 Tetor, pranë "Kthesës së Kamzës", teksa po kthehej nga Kosova. Meta po hetohet për lobimin në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. 

GJKKO ka caktuar masën arrest shtëpie për Pirro Xhixhon, ish-kreu i AKEP, dhe babai i nënkryetares së Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho si dhe detyrim paraqitje është caktuar edhe për Ema Çokun, një person i afërt me Monika Kryemadhin. 

Masat  e sigurisë konkluduan një hetim 5 vjeçar të nisur në vitin 2019, njoftoi zyrtarisht pasditen e 21 tetorit Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kurse ish-deputeti i PS, Jurgis Çyrbja, i zonës Durrës-Shijak, u arrestua më 20 Tetor me urdhër të SPAK, pas hetimeve të platformës së koduar SKY ECC, ku mbante komunikime me grupe kriminale dhe konkretisht me Altin Hajrin, pronarin e kompleksit "Golden", i shpallur në kërkim për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jani prengës, më 2020. masa "arrest me burg" ndaj tij u dha më 22 Tetor nga GJKKO, teka ka bërë ankimim në Apel.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?