Eksperti Fatjon Softa komentoi në Studio Live për Arbër Hitajn operacionin më të fundit të Policisë së Tiranës, që lidhet me pjesën e dytë të megaoperacionit ‘Tempulli 3’. Softa dha disa detaje për urdhër arrestet dhe sasinë e drogës së kapur.
'Është një tjetër operacion, faza e dytë e Tempullit 3. E angazhuar Policia e Tiranës. Janë lëshuar 24 urdhër arreste, të cila 19 janë realizuar, 5 në kërkim. 2 vajza dhe një zonjë. Në këtë operacion janë kapur dhe sekuestruar 1.2 ton kokainë dhe pafundësisht doza heroinë dhe kanabis.'
Më tej ai shton se operacionet e policisë ende nuk shkojnë tek ata që i quan si grosistë në trafikun e drogës, duke theksuar se hetimet duhet të vijojnë më tej.
'Ende nuk është arritur të shkohet te grosistët, sepse të gjithë këta persona shkojnë dhe e marrin mallin diku. Ku e marrin? Nëse themi se u kap 1.2 kg kokainë është minimale në raport me sasinë e kokainës që shpërndahet dhe trafikohet në qytetin e Tiranës. Këto grupe duhen hetuar për të shkuar tek mbi ata. Pas 24 persona do të ketë të tjerë.'
Sakaq, ai dha edhe një pasqyrim të situatës më gjerë ku shqiptarët tashmë janë kthyer në shpërndarës në trafikun e drogës dhe sjellin para në Shqipëri të cilat pastrohen në ndërtim apo hoteleri.
'Ka një hap cilësor në grupet e shqiptarëve, nga shpërndarës janë kthyer në transportues dhe porositës. Grupet e shqiptarëve që paraqesin problem në Itali janë kriminel të pastër dhe nëse kjo do të shkoj në lidhjet mes grupeve kriminale dhe poli9tikës do ishte një hap shumë i madh. Pjesa më e madhe e parave që vijnë në territor pastrohen në ndërtim, hoteleri dhe shërbime të tjera. Nuk janë 1.2 kg kokainë e kapur sot në Tiranë por një sasi e madhe e ardhur nga aktivitet e paligjshme, që grupet kriminale janë të përfshirë edhe për lidhjet e tyre me mafien dhe lidhjet me grupet në vendet e Bashkimit Europian.'
Së fundmi, Softa dha edhe një koment për të shumëkërkuarin e drejtësisë shqiptare Durim Bami, i cili është kapur në Dubai dhe pritet të ekstradohet në vendin tonë. Megjithatë eksperti e sheh disi të vështirë të realizohet ekstradimi i tij.
'Me emrin Durim Bami janë lidhur shumë ngjarje dhe emra të politikës. Është e rëndësishme që ekstradimi dhe kthimi në pendito do ishte sukses i drejtësisë pasi do zbardheshin ngjarje kriminale dhe emra. Çdo emër që lakohet nuk është i zakonshëm por me baza ekonomike dhe shtrirje të gjerë në territor. Është pozitive nëse ndodh pasi çdo person që fshihet do jap një ditë llogari para drejtësisë.
Shpresojmë të kemi persona të kësaj natyre por duhet ta forcojmë më shumë sistemin tonë të drejtësisë. Gjithë këto persona që themi ti kapim i kemi pasur nga proceset gjyqësore që kanë përfituar dhe kanë marrë masa të lehta, siç është rasti i Martinaj dhe i fortit që është në Spanjës. Kanë pasur masë në arrest shtëpie dhe më pas i kanë lënë të lirë. Shpresojmë që drejtësia të mos luajë më me dy porta.'