Arrestimet e SPAK për Inceneratorët, Kryemadhi: Klodian Zoto i përfshirë dhe në shumë afera të tjera! Ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Mirëqenies Sociale dhe Bashkia Rrogozhinë

29 Mars 2022, 13:04| Përditesimi: 29 Mars 2022, 13:21

  • Share

 

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka përshëndetur urdhër-arrestet e SPAK  për Inceneratorët. Në një deklaratë për mediat, Kryamdhi tha se Klodian Zoto, i shpallur në kërkim rezulton i përfshirë edhe në shumë 'afera' të tjera. Sipas Kryemadhit, Zoto ka marrë miliarda lekë nga Ministria e Mjedisit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe nga Bashkia e Rrogozhinës.

"Korrupsion i tmerrshëm dhe i frikshëm i Edi Ramës. SPAK, përveç evazionit fiskal të Klodian Zotos, do shohim që çështja e grupit të strukturuar kriminal ka edhe disa këmbë të tjera. Më 27 prill të 2020, Klodian Zoto ka marrë 9 mln euro për landfillin e Vlorës, ku deri më sot asnjëri nga ne nuk ka dëgjuar asgjë. Ka qenë e fshehur, e padeklaruar dhe e paprezantuar publikisht dhe në aspektin dokumentiv. Zoto në 2016 ka marrë 1 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, 320 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 650 mln lekë nga Bashkia Rrogozhinë, 2 mln dollarë nga Ministria e Mjedisit, të gjitha pa TVSH. Ka marrë 6.7 mln dollarë nga OSHE për vendosjen e matësve. Në 2017 ka marrë nga Ministria e Mjedisit rreth 900 mijë dollarë, nga Bashkia Rrogozhinë 1.2 mln dollarë, nga OSHE 2 mln dollarë, nga Ministria e Mirëqenies Sociale 1 mln dollarë. Kompania e inceneratorëve që deri më sot ne themi janë 430 mln euro, shkon më shumë se kaq sepse mos u çudisni kur të na dalë edhe në spitale Klodian Zoto, në bankat e shkollës, në mbjelljen e specave dhe domateve, në avionët që lëvizin në qiellin tonë. E them me ironi sepse çdo hetim, nëse do kishte vërtetësi, do të ishim sot në kushte të tjera. Vazhdojmë të kemi kontrata të tjera jashtë fushës së veprimtarisë së incveneratorëve. Merret edhe me ndërtim rrugësh dhe është bërë në shtator të 2020.  Ne do vazhdojmë ta zbardhim më tej këtë grup të strukturuar kriminal dhe sot qytetarët janë koshientë në atë se çfarë po ndodh. Qeveria paguan në vit pandemia me mln euro përveç inceneratorëve edhe për ndërtime shkollash që nuk i shikojmë, apo ndërtim, vetëm për Klodian Zoton", tha ajo.


Lajmi kryesor:

Arrestimet për inceneratorët, Tabaku: S'mjafton! SPAK të godasë personat me pushtet politik! Të bashkohen hetimet për të 3 inceneratorët! Basha: Përgjegjësit kryesorë ministrat dhe Rama


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?