Ndërkohë që priten masat e sigurisë për protestuesit e arrestuar gjatë ditës së dytë dhe të tretë të protestës, avokati i njërit protestues me iniciale B.SH ka deklaruar se klienti i tij nuk ka ushtruar dhunë ndaj efektivëve të policisë, duke hedhur poshtë akuzën që rëndon mbi të.
Sipas avokatit klienti i tij ka qenë duke pirë kafe ndërsa po zhvillohej protesta dhe kur ka dalë është arrestuar nga policia. Këtu ka shtuar se nuk ka asnjë provë që vërteton dhunën e ushtruar prej tij në protestë.
"Pretendimi ishte një raport copy paste për të gjithë të tjerët, thuhet se ka goditur me gurë policët por në fakt skishte asnjë provë. Klienti im ka qenë duke pirë kafe te tajvani, dhe pasi ka parë trazira ka dalë dhe është kapur nga policia. Pamje filmike nuk pati, në dosje kishte shumë emra dhe kishte pamje fotografike vetëm për njërin prej të arrestuarve. Një pamje fotografike që skupton as veten nëse je aty.
Duhet dhe një dreq fotografie të paktën. pati prtendime shumë për dhunë edhe klienti im tha se ishte rrahur në furgon dhe në komisariatr. Madje kur i pyeti s epërse me qëllon i kishte thënë se këshu më do spo e them për etike. Ata po i terrorizojnë që të mos dalin më. Une sjam duke advokuar as pro dhe as kundër këtij aktiviteti, por nëse e shohim kemi të bëjmë me një skenë të përsëritur", tha avokati i njërit prej të arrestuarve me iniciale B.SH.
Lajmi kryesor:
Protestat për vrasjen e Klodjan Rashës/ Të arrestuarit dalin në Gjykatë për masë sigurie, jashtë ambienteve familjarë dhe efektivë policie (VIDEO)
//ReportTv.al