Presidenti Ilir Meta ka folur nga Vlora në lidhje me arrestimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha pas urdhrit të SPAK. Meta tha se është me rendësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet.
“Për mua është me rëndësi që çdo njeri që shkel ligjin dhe që abuzon me detyrën, të ndëshkohet. S’ka nevojë për komente, pasi duhen prova dhe fakte madje dhe për gjyqtarë dhe prokurorë të nivelit të lartë”, tha Meta shkurtimisht.
Meta ishte në Vlorë për fushatën e dhurimit të gjakut. Në prononcimin për media Meta komentoi edhe zgjedhjet e 25 prillit duke thënë se fuqia e qytetarëve është vota e tyre. Ndërsa u ndal te sistemi shëndetësor Meta tha se duhet të mbështeten nga qeveria, teksa theksoi se një ndër problemet më të mëdha është transparenca.
“Nuk jam këtu për tu marrë me hallet e mazhorancës se ato nuk i zgjidh dot unë por jam këtu. Fuqia e vertetë e qytetarëve është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci nga qeveria nëse nuk merr pjesë në zgjedhje dhe se shpreh vullnetin në mënyrë të lirë dhe demokratike ndaj ccdo forme intimidimi. Theksoj edhe këtu në Vlorë në vendin e lirisë, 25 prilli do të jetë ditë e rëndësishme. Jam i sigurt se 25 prilli do të jetë ditë e rëndësishme dhe jo e zakonshme”, tha Meta.
Superoperacioni ndodhi ditën e djeshme, ku në pranga përveç Hoxhës dhe avokatit Aldo Tabaku, përfunduan dhe 8 persona të tjerë, mes tyre zyrtarë të Gjykatës. Hoxha u arrestua dje rreth orës 09:00, teksa po zhvillonte seancën gjyqësore, e cila pritej të përfundonte me lirimin e të dënuarit, Saimir Petani.
Ato kishin krijuar një skemë të mirëfilltë kriminale, me qëllim lirimin e të dënuarve me burg. Report Tv e ka zbardhur totalisht skemën se si funksiononte ky grup kriminal, i cili niste fillimisht me Tabakun. Të dënuarit kujdeseshin fillimisht që si mbrojtës të tyre të zgjidhnin avokatin Aldo Tabaku dhe ky i fundit falë marrëdhënies që kishte krijuar me gjyqtaren Enkeleda Hoxha, mundësonte që të dënuarit të përfitonin uljen e dënimit, kundrejt shumave të parave të dhëna si përfitim i parregullt. Hetimi ka provuar se gjithë kjo bëhej kundrejt përfitimit të parregullt të shumave të konsiderueshme në Euro, që shkonin nga 6 deri 12 000 euro.
Presidenti Ilir Meta tha sot nga Vlora se është detyrë e tij t’iu kujtojë shqiptarëve se fuqia e tyre e vërtetë është vota, duke e cilësuar 25 prillin një ditë të jashtëzakonshme.
"Nuk jam këtu për t’u marrë me hallet që ka maxhoranca pasi ato nuk i zgjidh dot unë. Por jam këtu për të kontribuuar në këtë fushatë për dhurimin e gjakut për të gjithë fëmijët që vuajnë nga talasemia dhe gjithë të tjerët që e kanë të domosdoshme. Së dyti, unë jam në këtë detyrë për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur pluralizmin politik që është në themel të kushtetutës sonë dhe për të mbrojtur zgjedhjet e lira dhe të ndershme që janë edhe në themel të pluralizmit dhe vetë Kushtetutës.
Kështu që kush ka shqetësim nga angazhimi im që t’u kujtoj qytetarëve shqiptarë se fuqia e vërtetë e tyre është vota e tyre, se dinjiteti dhe e ardhmja e tyre është vota e tyre, se përgjegjshmëria ndaj fëmijëve të tyre është vota e tyre dhe askush nuk mund të ankohet për demokraci dhe nga qeveria në rast se nuk merr pjesë në zgjedhje dhe në rast se nuk e shpreh vullnetin e tij në mënyrë të lirë dhe demokratike, larg çdo presioni dhe çdo forme intimidimi. Kjo është detyra ime, unë do ta bëj këtë detyrë me bindje të plotë, aq më tepër që jam këtu në Vlorë, në vendin e lirisë, të pavarësisë dhe sovranitetit. Jam i sigurt se dhe 25 prilli do të jetë një ditë e rëndësishme, e jashtëzakonshme e afirmimit të lirisë, pavarësisë dhe të sovranitetit”, tha Meta.
I pari qe duhet te ndeshkohet e ta kaloj jeten ne burg je ti me soj e sorollop, sali qeni dhe te gjithe ata qe kane vjedhur Shqiperine e djersen e shqipetareve. Kjo do te jete nje fitore qe Shqiperia te ece perpara
PërgjigjuNuk eshte vetem vota,fuqia e vertete,eshte dhe marreveshja.A nuk ishte nje marreveshje qe ju beri juve president,se po te ishte vetem vota e fuqishme e shqipove,pas videos me 7%,sot nuk do ishit ne ate pozicion, qe t'u kujtoje shqipove, fuqine e vertete te votes ?!
PërgjigjuBurg ke per te shku o hajn
PërgjigjuPo videoja e 700 mije eurove e Dritan Priftit a do ndeshkohet ndonjehere
Përgjigjupo ti oo Like e ke shkelure ndonjer ligjin a po z'behet fjale
Përgjigju