Kompania më të madhe naftenxjerrëse ne vend, Bankers Petroleum Albania, ndodhet në qendër të një hetimi për evazion fiskal. Nëntë të arrestuarit, mes tyre drejtori i kompanisë, pritet të njihen të shtunën, në Gjykatën e Fierit me masën e sigurisë, ndërsa 5 të tjerë janë ende në arrati. Sipas hetimeve, “Bankers” ka shitur naftë në vlerën e 6.5 mld dollarëve por në Tatime deklaronte humbje. Në këtë mënyrë për 20 vite ka shmangur detyrimet tatime, madje përfitonte dhe rimbursim TVSH-je.
Hetimet kanë shkaktuar pasiguri tek naftëtarët, të cilët ndihen të rrezikuar se mund të humbasin vendet e punës. Në emër të tyre foli, Dritan Shahu, kreu i Sindikatës së Sektorit Hidrokarbur.
“Kemi kërkuar takim urgjente me drejtuesit e kompanisë për të garantuar stabilitetin e aktivitetit dhe respektimin e kontratave të punës. Duam garanci që puna nuk do të ndalet”, tha ai, duke shtuar se “Prioriteti ynë është mbrojtja e te drejtave te punetoreve”, tha Dritan Shaku, nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.
Kryesindikalisti kujton se më 1 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, naftëtarët në Fier kërkuan rritje pagash, trajtim jodiskriminues dhe bonuse, kërkesa që nuk janë marrë parasysh nga Bankers.
“Po ne protestuam dhe nuk morën asnjë përgjigje. Ka diferencim të thellë ndërmjet stafeve drejtuese (administratës) dhe naftëtarëve që punojnë në Patos-Marinzë”, tha Dritan Shaku, nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur.
Sipas të dhënave që Bankers publikon në faqen zyrtare, numri i të punësuarve shkon në 1700 persona. Në këtë klimë pasigurie, qëndrimi i shtetit do të jenë vendimtar për fatin e tyre.
Komente
