Arrestimet në bashkinë e Tiranës, Petro Koçi në 'Frontline': SPAK ka mbështejte të plotë nga PS

28 Mars, 21:22| Përditesimi: 29 Mars, 10:24

  • Share

Deputeti Saimir Korreshi tha në ‘Frontline’ në Report Tv se arrestimet e sotme me urdhër të SPAK të ish zyrtarëve të bashkisë së Tiranës, kanë të bëjë me një model në vend, ku zyrtarët nuk kërkojnë më 10 apo 20%, por krijojnë kompani për të përfituar 100% fondin.

‘Ka shumë kolegë deputetë të opozitës që kanë besim tek SPAK. Nuk është një organizatë kriminale. Do doja akte më të thelluara. Tani është kthyer në modë. Ka kaluar nga 10%, në 20 30, tani po hapin vetë kompani. Pse me kërku 30%, kur mund të hapin kompani vetë. Është kthyer model. E inkurajoj të ndjek lekun. Përgjegjësia drejpërdrejtë është e Ramës. Ashtu siç përgjegjësia këtu është e kryetarit të bashkisë. SPAK ka dy standarde. Duhet realisht ti thellojë këto gjëra. Kush i ka fut duart të mbajë përgjegjësi.’

Deputeti socialist Petro Koçi thotë se dita e sotme duhet vlerësuar dhe çdo i korruptuar sipas tij të shkojë atje ku e meriton.

‘SPAK nuk është se ka për detyrë të kërkojë korrupsionin kudo. Vepron në bazë të kallëzimeve. Akuzat mbështetetn tek kontrolli i KLSH-së. SPAK po bën historinë, ka mbështetje të plotë nga PS  dhe qeveria. Po bën spastrim duke u mbështetur tek ligji dhe kaudri rregullator. Prandaj u ngrit që të kishim kështu çudirash. Ja lumsha SPAK-ut, të vazhdoj punën. Çdo i korruptuar të shkojë atje ku meriton. Kushdo që i prek këto, përgjegjësia duhet të dalë dhe secili dënimin që meriton sipas kodit penal. Për mua dhe PS është një ditë që duhet vlerësuar pozitivisht.’

Gazetari Mentor Kikia i shikon qesharake deklaratat e dy zyrtarëve pas arrestimit, se SPAK ka rënë pre e presionit politik.

‘Reagimet mendoj se janë nga e njëjta dorë. Dhe e shkruar shpejt e shpejt duke qenë i njëjti tekst. Ajo që është qesharake që thuhet se SPAK ka rënë pre e presionit të Belind Këlliçit. Politika duke qenë e ngatërruar me drejtësinë ka lënë shteg që kushdo që kapet me dardha, mbrojtjen e parë e gjen tek sulmet politike.’

Madje Kikia deklaroi me ironi se gjysma e qeverisë shkon në SPAK çdo ditë dhe për këtë duhet mbajtur përgjegjësi.

'Çdo ditë gjysma e qeverisë para se të shkoj në punë shkon në SPAK një herë. Dhe qeveria e marketon kaq bukur, sa njerëzit thonë bravo qeverisë. Në fakt i duhet thënë a keni ndonjë përgjegjësi. Është njësoj si dikush që ka krijua një armë dhe godet shtëpinë e vetë. Është marketing që këta po e luajnë bukur dhe po dalin të fituar. Enver Hoxha pas çdo grupi armiqësor që godiste thoshte se tani jemi më të fortë. Edhe këta thonë se qeveria është më e pastër. Ajo që e bën më rezultative këtë strategji të socialistëve, sepse pas kaq shumë telashesh çdo qeveri do jepte dorëheqjen, por ka një opozitë që ka 7 koka.', thotë Kikia.

Ndërsa për ish-anëtarin demokrat të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli çdokush në vend nuk sheh më faktet, por sporti i preferuar është bërë retorika.  

'Sporti më  i preferuar në diskursin publik është retorika dhe faktet konkrete apo elefanti në dhomë nuk ekziston.'  

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigrant: 29/03/2024 08:13

    O saimir po u hap kutia e pandores edhe ti e ke vendin brenda Sepse ke qen drejtor ne bashki te lushnjes per pronat Flitet ne lushnje qe ke bere shum mbivendosje pronash ne favor te miqve te tu Por jo per kushurinjt per fatin e tokave tek ish ushqimorja

    Përgjigju
  • Babloku: 29/03/2024 08:00

    Po mor po ja lumsha spakut, por keta hyjnë në burg te denuar per 1-2 vjet. Dhe me ato dy vjet shlyejn denimin nderkohe qe kane vjedhur miliarda lek. Sa lek fitoni ju ne dy vjet duke puniar? Nga 20-60 apo 80 miljon leke. Keta në dy vjet fitojnë mbi 1 miljarde leke duke ndejt ne burg, ku ne paguajm per hotelerine, ushqimin, pastrimin dhe ruajtjen e tyre. Nuk eshte pa leverdi kjo pune, vidh nje miljarde e bej 2 vjet burg. Kush nuk do ti bente?

    Përgjigju
    • Xhemal dars: 29/03/2024 21:32

      jo vidh nga nje miliard lek,epo milion euro s,bejne aq,ka qe kanë vjedh edhe mbi 400 milion euro si incenetatoret,dhe tenderat me zgjedhje pa konkurencë e me vlerë max.pse jo edhe me shtesa kontratash mbi max....len

  • poli: 29/03/2024 05:17

    korrupsion kudo,,,ministra,,zv,kryeministra,,etj..dhe vetem rama eshte i ndershem,,sa turp...me vjen turp ti themi te huajve se jam shqiptar...vafshi ne djall o politi-qene...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?