Mes 20 të arrestuarve në Elbasan si pasojë e megaoperacionit “Tempulli”, rezultojnë të jenë edhe një student dhe një anëtar i Këshillit Bashkiak.
Sipas informacioneve të deritanishme raportohet se bëhet fjalë për këshilltarin bashkiak Franko Hakilja i partisë së Lirisë, pjesë e koalicionit "Bashkë Fitojmë"
Ndërsa burime bëjnë me dije se operacioni vijon ende në Elbasan.
Në profilin e tij në facebook, më 23 shkurt 2023 ai ka publikuar një foto të tij me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta duket në një nga aktivitetet që kjo parti ka realizuar. Po ashtu, shihet edhe në foto me Monika Kryemadhin, deputete e Partisë së Lirisë.
Ai ka përfunduar në pranga, ndërsa mbetet akoma e paqartë se në çfarë roli ka qenë, shpërndarës i thjesht apo me veprimtari më të gjerë në hierarkinë e shpërndarjes. Ndërkohë, në Fier në kuadër të po të njëjtit operacion është kapur Altin Backa, 34 vjeç, nga fisi i njohur i “të fortëve” të këtij qyteti.
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Franko Hakilja që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë” është arrestuar në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”. Në foton e siguruar, Hakilja shihet krah deputetes së PL-së, Monika Kryemadhi.
Franko Hakilja ka rënë në pranga nën akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.
Në kuadër të fazës së dytë të megaoperacionit policor “Tempulli” janë arrestuar 273 persona gjatë 24 orëve në të gjithë Shqipërinë, të dyshuar si shpërndarës dhe prodhues të lëndëve narkotike të llojeve të ndryshme.
Operacioni “Tempulli 2” u fokusua kryesisht në zonat pranë shkollave pasi objektivi i shpërndarësve ishin adoleshentët.