Report Tv ka zbardhur dosjen që çoi në pranga Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj bashkë me drejtorin juridik të kësaj ministrie Fatmir Hoxhaj, të dy të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pranga ka rënë edhe përmbaruesi Alban Ruli. Ata firmosën dokumente për t’i kaluar 1.2 mln euro Ilir Thanës, duke e trajtuar si ish-pronar, por që nuk e kishte një status të tillë. Nga kjo shumë, Ilir Thana mori vetëm 400 mijë €, teksa pjesa tjetër e parave Ilir Thanës do t’i kalonte në muajt në vijim.
Sipas dosjes së prokurorisë të siguruar nga gazetarja e Report Tv Keti Banushi, nënvizohet se Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj ishte në dijeni të mashtrimit ndaj shtetit. Në dosje thuhet se Ilir Thano u shpronësua dhe u dëmshpërblye në vitin 2015 dhe Arlind Gjoktuaj u vu në dijeni nga Ministria e Financave.
‘Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plote. Pavarësisht kësaj MEMO, është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dem të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Organi procedues në kushtet kur ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare te shtetases Shpresa Prifti (motra e Ilir Thana) dhe llogarisë te qëllimore të përmbaruesit kontraktuar nga Ilir Thana si dhe kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore të hapura të cilat dyshohet se kane informuar personin nën hetim, si dhe nisur nga fakti se personi nën hetim ka tërhequr pre një kohë të shkurtër rreth 23.000.000 leke te vjedhura nga buxheti i shtetit, çmon se ka rrezik te ikjes se këtij personi.’- thuhet ne dosje.
Në dosjen hetimore rezulton se Ilir Thana ka bërë tërheqjen të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë nga shuma që varionin deri në 1 mln lekë, gjatë periudhës 11.10.2022-14.12.2022.
Prokuroria thuhet në dosje ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe persona të tjerë kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë deri në 48.118.366 leke dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.
'Ilir Thana ka bërë tërheqje të shumta nga llogaria e motrës së tij, i pajisur me prokurë të posaçme duke bërë tërheqje thuajse çdo ditë të shumave që variojnë deri në 1 milion lekë të reja. Tërheqjet nga ky shtetas rezulton se janë kryer për periudhën 11.10.2022 deri në 14.12.2022. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit të Ministrisë së Financave dhe personave të tjerë, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga buxheti i shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur.', thuhet në dosje.
Në dosje theksohet se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti. Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.
Çfarë ka ndodhur hap pas hapi sipas prokurorisë:
1992-i shitet nga shteti Ilir Thanës magazina industruale
1995-Komisioni i kthimit të pronave ia merr dhe ia jep një tjetër personi
1996-Gjykata e Tiranës vendos dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
2000-Apeli konfirmon vendimin e shkallës së parë për dëmshpërblimin e Ilir Thanës me rreth 103 mijë lekë
Pas vendimit të Gjykatës Ministria e Financave nis zbatimin e tij duke kthyer paratë
2005-Në shkelje të ligji Ilir Tana shet ndërtesën edhe pa qenë ligjërisht pronar
21 qershor 2022 Ministria e Financave njoftohet për shitjen e vitit 2005, megjithatë vijojnë procredurat për dhëniën e parave për Ilir Thanën, në bazë të një rivlerësimi të bërë në vitin 2021 në vlerën 82.6 milionë lekë.
9 gusht 2022-Përmbaruesi Alban Ruli rivlerëson objektin me rreth 1.2 milionë euro
Ministria e Financave nga kjo shifër i kalon Thanës rreth 400 mijë euro, një pjesë motrës së tij Shpresa Prifti
Prokuroria urdhëron sekuestrimin e llogarive bankare të Thanës dhe motrës së tij
Dhjetor 2022-Arrestohet Ilir Thana me akuzën e mashtrimit
Janar 2023-Arrestohen zyrtarët e Ministrisë së Financave me akuzën e 'Shpërdorimit të detyrës'
Skema e mashtrimit nga Thana
Gjithçka lidhet me një kontratë blerje të firmosur mes Ilir Thanës, i arrestuar në dhjetor 2022, dhe Drejtorisë së Shërbimit Qeveritar për privatizimin e një objekti magazinë nr.2 në vitin 1992. Pas vendimit të gjykatës së Apelit të Tiranës, kontrata u shpall e pavlefshme dhe palët u kthyen në pozicionin e mëparshëm. Ndaj Ilir Thanos u kthye shuma prej 103.046 lekësh me të cilën ky shtetas kishte blerë objektin e magazinës. Ministria e Financave transferoi në llogarinë e Ilir Thanës shumën prej 284.139, sa vlera e objekteve të blera e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve, bazuar në informacionin e dërguar nga Sektori i Publikimeve në INSTAT.
Më tej, Ilir Thana i është drejtuar Zyrës Përmbarimore e cila në kundërshtim flagrant me ligjin ka vlerësuar në vitin 2022, objektin magazinë dhe truallin për një vlerë të përgjithshme prej 145.867.920 , duke u hequr dhe trajtuar si ish pronar Ilir Thanën në një kohë që nuk ka qenë asnjëherë me këtë status. E gjithë vlera e përcaktuar për t’ju dhënë Ilir Thanës është në kundërshtim me ligjin dhe cenon buxhetin e shtetit në rreth 1.200.000 euro.
Ministria e Financave ka kaluar në favor të Ilir Thanës shumën prej 48.118.366 lekësh. Nga kjo shumë është e provuar se 25.000.000 lekë kanë kaluar në favor të një gruaje me inicialet Sh.P. Ka dyshime se veprimet e përmbaruesit, të Ministrisë së Financave dhe Gjokutajt, kanë shpërdoruar detyrën duke vjedhur nga Buxheti i Shtetit deri në këtë fazë shumën 48.118.366 lekë dhe tentuar për të vjedhur pjesën e mbetur. Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin e shumën e kaluar ndaj Ilir Thanës dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit, duke arritur të sekuestrojë deri në këtë fazë të hetimeve rreth 22.000.000 lekë.
Report Tv ka mësuar se pronari i vërtetë i magazinës që ia ka marrë Ilir Thana, ka qenë Servet Libohova. Ky i fundit nuk është një emër i zakonshëm. Kjo sepse ai ka qenë kryebashkiak i Tiranës në vitin 1915-1916. E ndërsa nga një kërkim në Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit rezulton se trashëgimtarë janë të tij janë Asaf, Enver, Insan Libohova.
Keto jane pasojat e //privatizimeve// qe beri Berisha gjate 90'-ve.Kjo ceshtja Thana ngjan shume me rastin e //ish-pronareve// te /Partizanit/ qe u njohen e u kompensuan si te tille ne nje menyre shume te dyshimte.Disa pyetje kam :1-Kush eshte personi qe i rikthehet nga KKP magazina e shitur me pare Thanes? 2-Perse KKP ia merr Thanes ne 1995 nje prone qe i eshte shitur nga shteti ne 1992 dhe ja jep nje tjetri ? 3-Perse Komisioni nuk beri asnjehere perpjekje te kontaktonte dhe t'jua kthente pronen familjes Libohova ? 4-Perse personi qe e merr pronen ne 95'nuk e di,apo nuk eshte njoftuar per //shitjen//qe po i bente Thana prones se tij ne 2005 ? 5-Perse u desh kaq kohe 2005-2022 qe shteti te kuptonte qe behej fjale per nje shitje me doc.te fallsifikuara? 6-A do te ndiqen penalisht zyrtaret qe i kane mundesuar Thanes keto doc.fallso me te cilet ka bere shitjen fiktive?
Përgjigjukete qen thanen ta rrihni me thupra thane.....sekuestro e shtepise ,,,kursimeve,,,makinave....
PërgjigjuKe shume gjunahe per te lare Arlidn Gjokutaj kur ke qene Drejtor i Hetimit te Parave ke marre ne qafe njerez kot me plotesu statistikat ke akuzu sipermarres kot per transaksione bankare 5000 euro, e ke lene gjithe bosat e droges pa prekshem! E meriton burgun
Përgjigjusa shoqeri e kalbur jemi, sa na bie nje mundesi per te vjedhur e shfrytezojme. Problemi nuk esht se disa zyrtare a pushtetare po vjedhin popullin e ndershem, por qe shum ne mos te gjithe urojn te jene ne nje pozite ku mund te bejn korrupsion. Shiqyr qe esht ambasada amerikane qe lufton korrupsionin se per ne..
Përgjigju