Kronikë

Arrestimet për grabitjen në Rinas, Rama: Sa më shumë baltoset aq më shumë rritet forca e policisë

22 Prill 2019, 13:34| Përditesimi: 22 Prill 2019, 13:49

  • Share

Kryeministri Edi Rama inkurajoi policinë të vazhdojë punën e saj në goditjen ndaj krimit, duke shprehur vlerësimet e tij pas ndalimit të 4 personave për grabitjen në aeroportin e Rinasit më 9 prill 2019.

Përmes një postimi në rrjetet sociale pas aksionit të policisë për të gjetur autorët e grabitjes, kreu i qeverisë thotë se baltosja që i bëhet policisë, nuk duhet ta ndalë atë në punën e saj, përkundrazi siç ku aksion tregoi, i rrit forcën e saj goditëse.

"Ndalimi i 4 personave të përfshirë në grabitjen e aeroportit,një zhvillim inkurajues në rrugën e ndalimit dhe ndëshkimit ligjor të të gjithë autorëve të krimit. Policia e Shtetit duhet të provojë përditë se sa më shumë sulmohet e baltoset,aq më shumë rritet forca e saj goditëse", shkruan Rama në rrjetet sociale.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?