Policia ka dhënë detaje të reja në lidhje me operacionin kundër krimeve farmaceutike që ccoi në arrestimin e 6 personave pas hetimeve 10-mujor.
"Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:
Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Gjatë pandemisë së COVID, shisnin ilaçe kontrabandë, 6 të arrestuar! Mes tyre 4 pronarë farmacish në Tiranë! Kush është 64-vjeçarja që i furnizonte (EMRAT)
K.T.//ReportTv.al