Arrestimet për dosjen 339, Rama: PD-LSI prandaj s'duan depolitizim! Bardhi: Komisionerët u kërcënuan! Meta: Ndëshkim! SHBA: Po zbulohen

28 Korrik 2020, 12:43| Përditesimi: 28 Korrik 2020, 16:39

  • Share

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hetimet e SPAK-ut për vendosjen para drejtësisë të komisionerëve në 2017 në tre qendra në Durrës. Për Edi Ramën, kjo që ka ndodhur është një mësim se përse duhet depolitizimi i administratës zgjedhore, të cilin e kundërshtoi PD-LSI në Këshillin Politik.

Nga 22 të arrestuarit për krim zgjedhor, kryeministri Edi Rama shkruan se 14 të pandehur janë të PD-LSI dhe 8 të PS dhe ky numër sipas tij është provë se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, referuar opozitës jashtë parlamentit i ka duart të zhytura thellë në llum.

"Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Durrësit, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore!14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar,që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM" tha Rama.

Ora 14:17
Krimi me zgjedhjet, Meta: Koha për t'i dhënë fund manipulimit, ndëshkim maksimal

Nuk ka munduar as reagimi i kreut të shtetit Ilir Meta për arrestimet për krimin zgjedhor në Durrës. Presidenti shkruan se të gjithë ata që kanë ndërhyrë për të manipuluar zgjedhjet duhet të marrin ndëshkim maksimal. "Koha për t'i dhënë fund njëherë e përgjithmonë manipulimit të zgjedhjeve dhe blerjes së votave! Ndëshkim maksimal për të gjithë manipuluesit dhe falsifikatorët e zgjedhjeve! Ndëshkim maksimal do të ketë për të gjithë punonjësit e shtetit që keqpërdorin detyrën për presione, shantazhe dhe krime zgjedhore" shkruan Meta.

Ora 14:03
Shumica e komisionerëve të arrestuar të PD-LSI, Bardhi: U kërcënuan, ata janë bishti, të kapet koka

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi për arrestimin e komisionerëve në Durrës për krimin zgjedhor fajëson Edi Ramën. Edhe pse mes 21 komisionerëve të akuzuar, shumica prej tyre, pra 14 prej tyre janë të PD, LSI dhe PR, Bardhi thotë se komisionerët u kërcënuan. Ai thekson se manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti.

"Dosja 339 është krimi shtetëror, në të cilin Edi Rama vodhi dhe bleu zgjedhjet e vitit 2017 me krimin e organizuar. Dosja 339 është Vangjush Dako, është banda e Avdylajve, janë trafikantët ndërkombëtarë të drogës, është Edi Rama, që ata zgjodhën me blerje votash dhe me kërcënime.

Për këtë krim, që vazhdon të mbajë peng vendin, akoma nuk është bërë drejtësi. Vangjush Dako, i shpallur non grata nga SHBA, vazhdon të jetë i lirë, nën mbrojtjen e Edi Ramës. Të tjerë njerëz të afërt të Edi Ramës vazhdojnë të mos hetohen për lidhjet me trafikantët e drogës që blenë zgjedhjet për Edi Ramën në Durrës, Kavajë, Shijak, Lezhë etj.

SPAK duhet të veprojë në mënyrë të plotë dhe të mos fshihet pas gishtit. Manipulimi i zgjedhjeve të 2017 kërkon drejtësi dhe ndëshkim, duke filluar nga koka dhe jo nga bishti. Blerja e votave, bashkëpunimi me krimin e organizuar në zgjedhje, kërcënimi i votuesve dhe komisionerëve, presioni ndaj administratës publike, janë krime që presin drejtësi. Kur do të urdhërohet arrestimi për këto fakte flagrante, që i ka dëgjuar e gjithë bota dhe që presin drejtësi prej 3 vitesh?" shkruan ai.

Ora 13:54
Krimi zgjedhor në Durrës, SHBA: SPAK po zbulon lidhjet midis krimit dhe korrupsionit

Zhvillimet e sotme mbi dosjen '339' janë cilësuar si 'një një tjetër gur' për drejtësinë e re nga ambasadorja Yuri Kim. Ajo ka reaguar me anë të një shënimi në rrjetet sociale duke përshëndetur veprimin e SPAK për 23 urdhër arrestet e lëshuara mbi dy çështje të ndryshme, laboratorin e drogës në Has dhe mbi të gjitha për zgjedhjet e 2017, të cilësuara si të manipuluara nga PD-ja. "Puna e SPAK për dosjen 339 ka filluar të zbulojë lidhjet midis krimit të organizuar dhe korrupsionit. Raforma në drejtësi vazhdon të ecë para dhe nuk mund të ndalet. Edhe një gur" shkruan Kim. 

Ora 12:10
'Kronikë e një ngjarje që dihej botërisht', Salianji reagon për urdhër arrestet '339-ës': SPAK sapo gërvishti dosjen

Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar për 23 urdhër arrestet e lëshuar nga SPAK në lidhje me dosjen 339 ku dy çështjet më të rëndësishme janë laboratori i drogës në Has dhe zgjedhjet e 2017 që PD-ja pretendon se janë të vjedhura.

Sipas Salianjit kjo është një kronikë e ditur botërisht, por e pa pandëshkuar për shkak se Ramës i duhet ky sistem për zgjedhjet. Ish-deputeti i PD-së thotë se kjo është vetëm një gërvishtje që SPAK i ka bërë dosjes, pasi zullumi është shumë i madh.

Përfaqësuesi i PD-së shkon më tej duke deklaruar se nëse do ishte ndërhyrë në kohë 'pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete dhe nuk do falimentonin mijëra biznese'.

"Kronikë e një ngjarje të ditur botërisht por të pandëshkuar....

Hetimi pas sinjalizimit nga partnerët ndërkombëtarë për një laborator heroine në Has vendosi në përgjim persona të krimit të organizuar.

Rastësisht në përgjime rezultoi që në disa qarqe Kukës, Lezhë, Shkodër, Durrës, Kavajë... llumi i krimit ishin shtabi elektoral i Partisë së Ramës.

Gjithçka ne si opozitë denonconim për vjedhje votash, kërcënim, intimidim të votuesit, përfshirje të kriminelëve në zgjedhje u faktua plotësisht në dosjen hetimore, njësoj dhe në rastin e “Dosjes së Dibrës” .

Lajm pozitiv që SPAK sot ka nisur të gërvishtë këtë plagë që opozita e ka denoncuar dhe është përballur prej vitesh. Arrestimet e sotme janē minimaliste por të shpresojmë që janë fillimi për të arritur më pas tek drejtuesit kryesore të Rilindjes që sot drejtojnë shtetin.

Së paku arrestet e sotme treguan që në zgjedhjet e vitit 2017 kutitë janë mbushur, është votuar në emër të emigrantëve, janë kërcënuar komisionerë dhe votues, krimi është përfshirë drejtpërdrejt, politikanët e rilindjes i kanë vënë shtetin në dispozicion bandave për të siguruar vota për Ramën.

Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar, nëse do kishte reagim pas denoncimeve të shumta të opozitës pushteti ilegjitim i Ramës nuk do të qêndronte deri në fundmandati, nuk do të varfëronte shqiptarët, nuk do i ngarkonte me borxhe për të pasuruar miqtë, nuk do privatizonte Shqipërinë nga mineralet në bregdete, nuk do falimentonin mijëra biznese, nuk do largoheshin qindramijëra qytetarë në emigracion, nuk do kthehej Shqipëria në qëndër operacionale e trafiqeve dhe krimit të organizuar.....

Dita po vjen, pushtetit që vjen era fëlliqësi po i vjen fundi."-shkruan Salianji. 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • O milet vari lesht: 29/07/2020 00:18

    Lexoj keto komente dhe qesh per 100vota te vjedhura ne nje fshat te dibres kur u ben zgjedhje ne diber nje her e nje koh....gabim e denushme u ngrit ne piedestal kjo e famshme dosje per te haruar dosjet e "" vogla"shkaterimi vjedhja dhe privatizimi ne shqiperi 2992-06zgjedhjet 96 lufta civile 97_98_gerdeci-4 vrasjet e 21 janarit ne bulevard...vjedhjet ne rr.e kombit-300 ml eu vjedhjet ku jan te implikuar emra per deputet pd ne cez 400mleu floriri i krabes nafta dhe armet kondraband ....eh sa shum akoma...thoni ti harojm keto se ata kete duan pompojn 339 per te haruar keto ne na duhet te behen te gjitha...qe te qetesohemi ju mendoni te votoni pd-lsi..votoeni votoeni se....

    Përgjigju
  • Cubi: 28/07/2020 22:56

    Aty cubi mos caj koke per legenat se Jan kampion te vhedhjes se votave gjith keto vite. Edhe populli e ka te qart se cilet Jan dhe do ju jap ate te gjatin edhe ne disa votime ne te ardhmen. Shkoi deri ne fund maskarades se tyre se kete kan ber qysh nga viti 1996 e tju dalin lakrat ne shesh maskarenjeve shqupi dhe leshi i ijes.

    Përgjigju
  • One: 28/07/2020 21:13

    Keqberes jane te gjithe dhe me pa pike turpi dalin dhe kendojne ne vend qe te japin te gjithe doreheqje nga jeta politike. Keta po nuk i debove nuk heqin dore nga veset e vjetra, njeri me hajdut se tjetri. Po filloi te veproje drejtesia dhe njerezit do behem me te guximshem.

    Përgjigju
  • Bushi: 28/07/2020 21:05

    Filluan Prap. tua hedhin fajin njeri-tjetrit. Si eshte e mundur 30vjet askush smerr pergjegjesi???? Me kete elit politike qe kemi as te mos mendojne qe do ndryshoj gje per ne popullin e thjesht. Keta bejne sikur zihen ne publik por kur vjen puna per ndeshkim bejne nje sy qorr e nje vesh shurdh per njeri tjetrin. Jan te gjth pa perjashtim sivte majte si te djatht te KORRUPTUAR

    Përgjigju
  • LORA: 28/07/2020 17:07

    Uroj qe Spak t'i shkoje me themel ketij hetimi dhe ndeshkimi. Por,jam e sigurt qe ne fund te tij babalet e integrum do te humbasin alibine e vetme qe u ka ngel ne torbe.Ata jane te certifikum,ne tri dekada,si mjeshtrit e pakonkurueshem te tjetersimit te vullnetit sovran ,ne Shqiperine tone.

    Përgjigju
    • Bardh ziu: 29/07/2020 11:47

      Pse moj zonj kjo esht dosja e shekullit me njezet fukarenj qe e ben per buk...jo moj jo ta fillojne ti ven rusmen qe nga 92-e deri dita sot me radh kur do qetesohem un qe me kan mar pronat dhe me te mijat esht ber milioner militanti i pd...po e di mir ti cesht ber tridhjet vite me drejtesin e plepave apo se ke iden...kur do qetesohemi ne...e beri sali krimineli drejtsin lsh arapi as amerika nuk po ja gjen dot fillin ta xherdhisi..339_339-339 -184-184...gjeja me kot me pa pesh...

  • Bora: 28/07/2020 14:45

    Ketij kryehajduti,Like floririt duhet ti jepet nje mesim i mire,ketij banditi qe pasi vjedh therret kapeni hajdutin qytetaret duhet ta ndeshkojne me vote njerez te tille kryemashtrues e kryehajdut.

    Përgjigju
  • tani: 28/07/2020 14:41

    O Zigur te jesh i sigurte se : shkolla e shkollimi per te genjy,mashtru,manipulizu e korroptu ndodhet ne SHQUP KU PERGJEGJES PER "SHKOLLIMIN" e pjesmarresve eshte vete PD.Ne historin shqiptare asnjehere rrena e mashtrimi,manipulimi e korrupsioni nuk ka pasur kaq shume randesi si sot.RREN i biri(antaret e PD),RRENE I JATI(mesimdhenesit e PD).rREJNE E MASHTROJNE AQ SHUME SA QE PO MO MOS TE RREJNE APO MASHTROJNE,GJUMI I NATES NUK I ZE.Ligur: a mund te mendohet se L.Basha ka treguar ndonje te vertet ndonje here tash 7 vjet si drejtues i PD.Shiko "profesoret " Salianji apo Bardhi sa bukur rrejne e mashtrojne.Je i sigurte qe cdo fjale qe del nga goja tyre eshte rren e mashtrim e prap "ke kenaqesi" ti ndigjosh.Pa u largu kjo lloj partije zor se vihet rregull.

    Përgjigju
    • Ziguri: 28/07/2020 15:52

      o kerric, Saliu me gjithe shpurren e vete jane qelbesirat me te medha dhe ne prandaj i shporrem. Po ky te duket normal ty?? po sa te kete si puna jote qe ju ka bere lavazh truri ky palaco kryeminister aty do e kemi. Spo e zgjas me se eshte e kote...

  • Mona: 28/07/2020 14:37

    Shihni foton e kater te Likes tamam lamash,fytyre e ndyre e urryer,cfare tmerri ta kesh 30 vjet ne politike njerez tinzar te kallepit te Ilir Metes,e ka te shkruar ne balle edhe miljardat qe ka nuk ja mbulojne origjinen provinciale dhe deficencen e ketij harbuti.

    Përgjigju
  • Tosi: 28/07/2020 14:35

    Po banda e kryegangsterit te pd leshelis Muli horrit qe doli nga pergjimet e bild a do arrestohet. Kjo bande horrash nga kamza u vu ne dispozicion te Muli horrit ne Diber ne 2017 nga Xhelal mendjeziu dhe ushtroi terror mbi votuesit dhe bleu komisioneret atje.

    Përgjigju
  • Sterili: 28/07/2020 13:33

    Hahaa, ne fakt ne LLUM jeni te gjithe, Ti me PS deri ne fyt, PD/LSI jane te mbuluar e marin ajer me kallam. Problemi eshte se po nuk funksionoj SPAK qe tju nxjerre nga llumi tju fuse ne M**, asgje sdo ndryshoje per ket vend

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/07/2020 13:29

    LLUM MA I KONCENTRUAR SI TI O KRYEMINISTER ZOR SE GJENE. KE BERE E PO BEN GJITHÇKA PER TE SHPETUAR VETEN,SALIVIÇIDOLIN,LIKEKEMBEPLEHUN,RILINDJEN TENDE TE FLLIQUR DERI NE FYT,GJITHCKA-GJITHÇKA TE KLANSEKTIT PS,PD,LSI.POPULLI E KA MARRE VESH DHE PO PRET ANGAZHIMIN SHBA@BE,NESE DO ZHGENJEHET NGA KY ANGAZHIM TE MJERET JU O HORRA TE MJERE.

    Përgjigju
  • Ziguri: 28/07/2020 13:00

    Ne burg duhet te shkojne Gjiknuri me shok, te gjithe ata qe ju doli emri ne pergjime. Pse nuk fole atehere ti, tani per keta hallexhinjte del dhe na tregon perralla, apo te plasi trapi ty per keta te lodhurit. Ti je nena e mashtrimit, strumullari i cdo ligesie bashke me Like hajdutin dhe Berishe kriminelin. Do besh ti shtet, ptu mashtrues ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?