Edi Paloka

Politikë

Arrestimet për shembjet nga tërmeti/ Paloka: Rama e nxori Gjushin prapë akullore, u kthye në bashki për të rregulluar ato 'letrat'

14 Dhjetor 2019, 14:11| Përditesimi: 14 Dhjetor 2019, 14:14

  • Share

TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar pas urdhërndalimeve të Prokurorisë së Durrësit për përgjegjësit për shembjen e banesave nga tërmeti që morën 51 jetë. Përmes nënkryetarit Edi Paloka, selia blu se mes të arrestuarve mungon ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, pasi sipas tij Gjushi jepte lejet betonin e firmës së tij dhe ndërtonte me firmën e tij.

Ai thotë se Vangjush Dako u kthye në bashki me urdhër të kryeministrit Edi Rama, për të fshehur provat që e implikojnë në këtë çështje.

"Rama e nxorri Gjushin  prape “akullore”...!!!

Sipas drejtuesve te policise dhe prokurorise ne Durres ; pas “nje pune intensive, dy javore” u gjenden dhe “fajtoret” e katastrofes. Plot 17 urdher ndalime...

“Fajtoret” rezultokan  disa inspektore lagjesh, ndonje “ndertues informal” e me siguri do dalin dhe bojaxhinjte e pallateve!

Gjushit nuk i del emri kurrkund!!!

Ne Durres e di dhe qytetari me i fundit se Vangjush Dako eshte kryepergjegjes per kete situate, jo vetem se ka mbi dhjete vjet qe drejton si kryetar bashkie, por edhe sepse privatisht ka qene i implikuar direkt, me firmen e tij “3D” , ne ndertimin e shumices se pallateve te demtuara. Kete fakt e kane denoncuar dhe keto dite me dhjetra qytetare durrsak. Gjushi jepte lejet, Gjushi supervizonte, Gjushi jepte betonin e firmes se tij, Gjushi edhe ndertonte me firmen e tij !

Po pse atehere emri i Gjushit nuk del ne listen e polico-prokurorise se Durresit?!

Shume e thjeshte dhe e qarte per kedo; Gjushi ka mbrojtjen direkte te Rames i cili gjate gjithe kesaj kohe po kujdeset personalisht qe mos preken pergjegjesit e vertete, po si ne gjithe rastet e tjera, te mbyllen skandalet me ca “koka turku” nga rradhet e ushtareve.

Rama po kerkon ta nxjerre dhe nje here Gjushin “akullore” dhe kjo ben sens. Gjushin deri dje ne Durres e quanin “Bankomati i Rames” ! Ne fakt tanime eshte me prova se Gjushi e ka PAGUAR ( me kuptimin me te pare te fjales) imunitetin e tij, prandaj ne vend qe te ishte ne qeli, eshte rikthyer me urdher te Rames ne zyren e bashkise per te rregulluar “ATO LETRAT”, thotë Paloka.

Ora 15:56
Arrestimet pas tërmetit/ PD-Durrës: U kapën cironkat, masakrën urbane e bëri Dako


Pas n/kryetarit të PD-së, Edi Paloka ka reaguar edhe kryetari i degës së kësaj force politike në Durrës, Ferdinant Xhaferaj në lidhje me arrestimet që bëri policia për shembjet e godinave pas tërmetit. "Për më shumë se një dekadë në krye të piramidës së ndërtimeve  dhe masakrës urbane në Durrës ka qenë kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Prokuroria ka investiguar për më  shumë se dy javë dhe puna e saj, sa intensive aq edhe profesionale, ka rezultuar në ndalimin e cironkave të përgjegjësisë për dramën që po kalon qyteti. Dako dhe shpura e tij nuk mund të hetohen nga prokuroria sepse Dako është pranë Ramës dhe me Ramën, që nga Durrësi deri në Stamboll. Piramida e krijuar nga Dako firmoste për ndërtimet, shiste beton për ndërtimet, supervizonte ndërtimet, firmoste dhe vuloste për të dhënë financimet. Por Dako është jashtë juridiksionit të prokurorisë, për  faktin e thjeshte se është nën  juridiksionin e Ramës" mbyllet reagimi i PD-Durrës.

Komento

Komente

  • O tej: 14/12/2019 23:15

    Bobo Ferdidant Xhaferi

    Përgjigju
  • THUP THUP THUP: 14/12/2019 17:03

    O edi pa loqe ke ngel pa tasin e thupës o ed paloqja e tani stë ka ngel gjo tjetër vetëm me lef o edi pertef.

    Përgjigju
  • XHAFER SIMITJA: 14/12/2019 17:01

    O ferdinat xhaferi ti cilsin e djellit e regullove o karragjos. Tani të ka ngel të regullosh partin e sumës pd. Se ksaj partie Shqiptarët ja pan sherrin pa fund. Kjo parti i vrau i vodhi i përzuri nga Shqipria e i demigroi i bër me drejtësi me njerëz me 8 klas shkoll si p. Sh fatmira hajdari me 8 klas shkoll gjykatse. Çfar tjetër tju boj më kjo parti fashiste. Prandaj o xhafer simitja hik e zhduku mor karagjos se je bo i gjithi i neverit o xhaferi hipolit.

    Përgjigju
  • Haha: 14/12/2019 15:14

    Thum thum thum .... jarget i varen ....Kenaqem kur flet Loqe Paloqe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?