Hynë në uzinën e armëve në Gramsh, del ekspertiza e pamjeve nga droni i dy rusëve dhe ukrainasit! Kishin filmuar repartin RENEA e disa objekte të tjera ushtarake

18 Janar 2023, 11:44| Përditesimi: 18 Janar 2023, 12:51

  • Share

Policia dhe Prokuroria e Elbasanit kanë në duar ekspertizën e një prej dronëve që sekuestruan pas arrestimit të dy shtetasve rus Svetlana Timofeeva e Mikhail Zorin dhe ukrainasin, Fedir Alpatov në uzinën e Gramshit. Sipas burimeve, nga kqyrja e dronit është zbuluar se në të kishte pamje të disa institucioneve dhe reparteve.

Konkretisht, të repartit RENEA, liqeni i Bovillës dhe repartit ushtarak pranë tij në Zall-Herr, rafineria e Patosit, si dhe disa objekte të tjera të rëndësishme ushtarake. Nga ana tjetër, hetuesit janë në pritje të përgjigjes së ekspertizës për një tjetër dron të sekuestruar, por edhe aparateve celularë dhe pajisjeve të tjera që iu kapën tre të arrestuarve, të dyshuar si spiunë.

Nga ana tjetër autoritetet ruse kanë kërkuar ekstradimin e shtetases së tyre, Svetlana TimofeevaNë kërkesën që ka mbërritur në Shqipëri nga Federata Ruse, përmes Ministrisë së Drejtësisë, thuhet se Timofeeva kërkohet të ekstradohet pasi Moska e ka shpallur në kërkim për veprën penale të marrjes së paligjshme të informacionit që përbën sekret shtetëror, e parashikuar nga Kodi Penal rus. Gjykata e Qarkut Meshchansky në Moskë ka caktuar për të masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë në 25 gusht 2022. Por, Svetlana Timofeeva kërkon të mos ekstradohet drejt Moskës. Kërkesa e bërë nga pala ruse po shqyrtohet në Gjykatën e Elbasanit. Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fedir Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kanë tentuar që të futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.

Më herët në dosjen e prokurorisë të siguruar nga Report Tv u zbardhur edhe rrëfimi i 2 ushtarëve shqiptarë në Gramsh, të cilët u sulmuan në uzinën Armëve me nga 2 shtetas rus dhe nga një ukrainas. Sipas dëshmisë së Aldo Bicit ata kanë ndjerë djegie të syve dhe trupit, marrje mendsh, djegie të gjoksit dhe supeve, por pavarësisht kësaj e kanë mbajtur personin deri në momentin e ardhjes së forcave të policisë.

 ‘Ndjemë djegie në sy, marrje mëndësh dhe djegie të gjoksit dhe supeve, por e mbajtëm shtetasin e huaj deri sa erdhi policia”, ka thënë Aldo Bici, njëri nga rojet që u përleshen me rusët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/01/2023 00:53

    /ALTIN/,baze te nivelit boteror nuk ke,por kur te te leshojne /vezet/ dhe nje vrime miu ka per t'u dukur e mire dhe ju qe talleni me nivelin e mjerushem ku jane lene keto 32 vjet obj.usht.qe i kane shpetuar zhdukjes totale,tjetersimit,apo privatizimit,do te jene te parat ku do t'a mbani vrapin e te strehoheni,nese ushtria nuk i ze para jush.Mos i nenvleftesoni,mos i shikoni me syrin tuaj,por shikoini dhe mendoni sic i mendojne kundershtaret.

    Përgjigju
  • andoni: 18/01/2023 16:22

    Po police ke i kane vene afer? Motren binjake? ????

    Përgjigju
  • altin: 18/01/2023 12:31

    se ca dreqin do filmojne apo fotografojne nje zot e di ,a thua se kemi ndonje baze te nivelit boteror ne.....budallalleqe komplet ,shteti pastaj sillet si ne komunizem se do i zbulojne sekretet ushtarake hahaha nderkohe qe ne nato sna informon pikerisht sepse i bejme leak nga korrupsioni qe kemi ....keshtu qe si keta si shteti jane nje cirk i madh ....

    Përgjigju
  • Seldi: 18/01/2023 12:13

    Po cti filmosh repartit RENEA me furgona dhe nje blind te para 30 vitesh te dhuruar nga Turqia mor aman....reparte speciala me autoblinda ka bota,as qe i afrohet RENEA me furgona

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?