Deputeti i PD, Edi Paloka dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati

Politikë
Top 24

Arrestimi i Bajrave, Paloka: A ju ka dalë në përgjim Ditmir Bushati? Ministri: Gjuhë e përdalë! Krimin e doni për politikë!

22 Shtator 2018, 17:31| Përditesimi: 22 Shtator 2018, 17:35

  • Share

Operacioni i policisë që çoi në shkatërrimin e grupit kriminal "Bajraj" ka përfshirë nga polemikat maxhorancën dhe opozitën. Shumica parlamentare e konsideron sukses aksionin që çoi në pranga disa prej segmenteve të rrezikshme të krimit të organizuar në kryeqendrën e veriut, ndërsa nga ana tjetër opozita akuzon për lidhje të qeverisë me krimin.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shkruajti në rrjetet sociale duke ngritur pikëpyetjet nëse në përgjimet e Bajrave kishte dalë edhe emri i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ky i fundit reagon menjëherë duke e konsideruar gjuhë të përdalë akuzat e PD. Përmes një postimi në Twitter Ditmir Bushati shprehet se gjithçka është një tentativë e PD për të kriminalizuar kundërshtarin politik. 

Reagimi i Palokës:

Meqe ministri i Rames vendosi te “flase” dhe po tund flamurin e fitores kunder krimit ne Shkoder, pse nuk i pergjigjet disa pyetjeve te tjera:

- Sa here eshte takuar me Bajrot?
- Sa here i ka perdorur per te kercenuar perfaqesues dhe votues te opozites?
-Sa vota ju ka kerkuar ne zgjedhje qe ti bejne me “menyren e tyre”?
- Sa here ju ka çuar “selam” në emer te Rames?
- Cfare date mban komunikimi i fundit i tij me Bajrot?

Përgjigja e Bushatit: 

“Sot është një ditë e mirë për #Shkodrën falë vendosmërisë sonë në luftën me krimin.  

Gjuhët e përdala të atyre që krimin e duan për politikë dhe politikën e bëjnë për të kriminalizuar kundërshtarin, konfirmojnë suksesin e sotëm. #eGjithëVëmendjaShkodranëve”. 

Komento

Komente

  • Haruni: 24/09/2018 03:03

    Lodhen kot Me bandat gjithe kreu i PS eshte bande kriminelesh DHE hajdutesh me kryebanditin Rama ARRESTOINI TE GJITHE DHE TE SHIKOJME PASTAJ SA MIRE DO SHKOJNE PUNET

    Përgjigju
  • Roza: 23/09/2018 18:25

    Sikur te ishin te gjithe politikanet sa gjysma e Bushatit, vendi une do ishte sot abetaren e BE. I shquar si politikan, I drejte i ndershem. Respekte Zoti Bushati

    Përgjigju
  • Def. X: 22/09/2018 22:59

    PO VIJNE ZGJEDHJET LOKALE she DITZIUT I DUHET FITORJA .SI I ATI .PERGJONTE PER TI VRARE .

    Përgjigju
  • Hulk: 22/09/2018 17:45

    Thu thu tha dicka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?