Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me arrestimin e ish-deputetit demokrat Klevis Balliu dhe 3 protestuesve të tjerë të cilët ditën e djeshme bashkë me disa banorë të unazës së re u përpoqën të ndalonin kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.
Bardhi thotë se arrestimi i tyre është një hakmarrje politike e kryeministrit, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova.
"Sot në burg duhet të ishin urdhëruesit e këtyre akteve çnjerëzore. Sot në burg duhet të ishin ata që kanë vënë firmën për projektin korruptiv 40 milionë euro tek Unaza e Re, Edi Rama, Damian Gjiknuri, Afrim Qëndro. Por në një shtet të ndërtuar me vota të blera nga krimi dhe me paratë e pista të korrupsionit qeveritar, në një shtet ku prokuroria është politike dhe urdhërohet nga Edi Rama, mbahen të burgosur politikë qytetarët dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike që dalin në krah të tyre.
Arrestimi i Klevis Balliut është një akt hakmarrjeje politike nga Edi Rama, i cili nuk i fal Klevisit përkushtimin e përditshëm dhe kurajon që u ka dhënë banorëve të Unazës së Re për të mbrojtur të drejtat e tyre.
Arrestimi i Klevis Balliut është politik, i paligjshëm dhe i pabazuar në prova! Nëse prokuroria nuk do të ishte vegël e Edi Ramës, do të kishte urdhëruar që mbrëmë lirimin e menjëhershëm të Klevis Balliut dhe 4 qytetarëve të tjerë.
Ata mbahen padrejtësisht në burg për fajin e vetëm se janë kundërshtarë politikë të Edi Ramës.
Prokuroria politike po shkel ligjin, duke u bërë pjesë e skenarit kriminal që godet opozitën dhe qytetarët, por nuk heton dhe mbyll dosje për korrupsionin e Edi Ramës, mbyll dosjen per Unazen e Re, nuk heton për vjedhjen e zgjedhjeve apo për lidhjen e politikaneve me krimin.
Nuk është e largët dita që çdo shërbëtor i Edi Ramës do të mbajë përgjegjësi para ligjit. Kudo qoftë ai, në polici, prokurori apo gjykatë, fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të Edi Ramës", u shpreh Bardhi.
Po ik o loqe se nuk te mer asnje seriozisht
PërgjigjuKy Buf Pulash do behet udheheqes pika mu ne vrime te b...
Përgjigju