Arrestimi i Belerit, reagon Kryeministri grek: Të lirohet menjëherë dhe të marrë pjesë në zgjedhje! Dendias: Kemi njoftuar BE-në

12 Maj 2023, 12:53| Përditesimi: 12 Maj 2023, 16:55

  • Share

Me shqetësim e ka pritur Athina zyrtare arrestimin e Fredi Belerit, kandidat për Bashkinë e Himarës, me shtetësi shqiptare e greke, për shit-blerje të votave 2 ditë para zgjedhjeve vendore. Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis në një takim elektoral, tha se Beleri duhet të lejohet të marrë pjesë në zgjedhje. Ky ka qenë reagimi i parë i Kryeministrit të Greqisë Kyriakos Mitsotakis, i cili ka bërë thirrje për lirimin e Belerit. 

“Më lejoni këtu të hap një parantezë dhe të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipërinë fqinje, mëngjesin e sotëm, ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë Himarrë dhe anëtari i Minoritetit Kombëtar grek, Fredi Beleri.  Dua, këtu nga Lesbos, t'i dërgoj një mesazh vendi mik, Shqipërisë. Zbritje për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke, Greqia nuk do të pranojë”, shtoi z. Mitsotakis.

Kyriakos Mitsotakis tha se nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor.

 “Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me Bashkimin Evropian, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme bashkiake dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur, në mënyrë që ata të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ka një mënyrë për të qenë të sigurt se rruga e progresit që kemi harruar me dhimbje të mëdha dhe me përpjekje të mëdha dhe duke kaluar nëpër dyzet dallgë do të vazhdojë. Ka vetëm një rrugë: që Demokracia e Re të jetë e fuqishme në kutinë e votimit më 21 maj, nëntë ditë nga tani. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqie për të gjithë fqinjët tanë, se jemi një vend i fortë, ne jemi një vend me besim”, theksoi z. Mitsotakis.

Greqia thotë se nëse arrestimi i kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri është bërë pa prova kjo do të sillte një skandal të vërtetë.

“Arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve, nëse nuk ka prova të pakundërshtueshme, përbën skandal ”, nënvizoi zoti Dendias, pas mbërritjes së tij në takimin informal të ministrave të jashtëm të Bashkimit Europian, që po zhvillohet sot.

Siç theksoi ai, në fakt këtë e ka pranuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama .

“Për këtë kam njoftuar tashmë përfaqësuesin e lartë Josep Borrell dhe ministrin e Jashtëm suedez si ushtrues detyre. Qeveria greke do ta monitorojë nga afër. Nëse nuk ka prova të forta, arrestimi i një kandidati për kryetar bashkie dy ditë para zgjedhjeve është një skandal absolut”, përsëriti ai.

Lidhur me arrestimin e Belerit, ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias telefonoi kryeministrin Edi Rama. Për këtë telefonatë, mediat greke, që arrestimit të Belerit i kushtuan një jehonë të madhe, nuk dhanë shumë detaje.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka reagoi ashpër duke i kërkuar Greqisë të mos bëjë presion dhe të lejojë drejtësinë shqiptare të flasë.

“Blerja e votës është një shkelje e rëndë në legjislacionin tonë. Kjo vlen për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, përfshirë vëllezërit dhe motrat e minoritetit grek që marrin pjesë në zgjedhjet tona. U kërkojmë miqve tanë grekë në Athinë që të monitorojnë nga afër e me durim zhvillimin e çështjes, duke lejuar drejtësinë shqiptare të kryejë punën e saj, pa presione të jashtme apo mesazhe përçarëse", tha Xhaçka.

Kjo ngjarje çoi në policinë e Vlorës edhe ambasadoren greke në vendin tonë, Konstantina Kamitsi e cila kërkoi takim me kryepolicin e qytetit bregdetar, Ermal Muça për tu informuar mbi gjendjen e të arrestuarit, Fredi Belerit.

Më parë, me porosi të Athinës zyrtare, ambasadorja greke herët në mëngjes e shprehu zyrtarisht në Ministrinë e Punëve të Jashtme, shqetësimin për arrestimin e Belerit.

Ora 14:43
VIDEO/ Arrestimi i Belerit, ambasadorja greke në Shqipëri takim me policinë e Vlorës! Ka kërkuar informacion për anëtarin e minoritetit grek

 

Konstantina Kamitsi, Ambasadorja greke në Shqipëri ka shkuar sot në policinë e Vlorës ku u arrestua kandidati i opozitës për Himarën, Fredi Beleri. Kamitsi u paraqit sot në drejtorinë e policisë mbi gjendjen e të ndaluarit pasi është qytetar grek.

Ora 12:26
Arrestimi i Belerit, zv. ministri i Jashtëm grek: Pamjet të papranueshme, po e ndjekim me vëmendje

1683887228_64001683885319xvarviciotis720.jpg

“Imazhi i arrestimit të kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Beleri, është i papranueshëm”, tha zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë Miltiadis Varvitsiotis, duke folur sot në radion “SKAI 100.3”.

 “Ne kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme diplomatike dhe po ndjekim rastin. Ne jemi në anën e pakicës greke”, theksoi ai dhe kujtoi “rëndësinë e vizitës së kryeministrit Kyriakos Mitsotakis disa muaj më parë në Himarë si kryeministri i parë grek që viziton rajonin.

Ora 10:44
Arrestimi i Belerit, mediat greke vëmendje të veçantë: Dendias telefonoi Ramën, ministri i Brendshëm foli me homologun Çuçi

1683881159_Screenshot4.jpg

Mediat greke, të cilat po i kushtojnë një vëmendje shumë të madhe arrestimit të Fredi Belerit, thonë se Athina zyrtare ka pasur reagim deri në nivelet më të larta.

Sipas tyre ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, ka kontaktuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.   Më herët, Nikos Dendias kishte njoftuar për këtë çështje kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Po sipas mediave greke bëhet me dije se ministri i Brendshëm i Greqisë ka folur në telefonin me homologun e tij shqiptar, Bledi Çuçi.

Ora 09:56
Arrestimi i Fredi Belerit, ambasadorja greke, pak minuta në takimin në Ministrinë e Jashtme

1683878467_kamitsi.jpg

Ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas porosisë së Athinës ka zhvilluar sot në mëngjes një takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Ajo është pritur për pak minuta në një takim nga një zyrtar i Ministrisë tonë të Jashtme. Burime bëjnë me dije se ambasadorja ka shprehur shqetësimin për arrestimin e kandidatit për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Burime bëjnë me dije se në rast të tillë ndiqet procedura normale që ka të bëjë me ankimet dhe Ministria e jashtme pritet që t’ia kalojë shqetësimin organeve që po merren me këtë çështje, pra organeve të drejtësisë.

Ora 08:36
Arrestimi i Fredi Belerit, Ministria e Jashtme e Greqisë urdhëron Ambasadoren të takojë ministren Xhaçka

1683867553_finalprojekt.00384917.Still036.jpg

Pas arrestimit të kandidatit të opozitës për Himarën, Fred Beleri ka reaguar ministria e jashtme greke. Ambasadorja greke është udhëzuar nga Dendias të takojë Xhaçkën.

“Pas lajmit për arrestimin nga autoritetet shqiptare të Dionisis-Fredi Beleris, kandidat për Kryetar Bashkie në Bashkinë Himarë në KEAD, ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi, pas udhëzimeve të ministrit të Jashtëm, Nikos Dendias, po zhvillon një vizitë sot, më 12 maj në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Shqipërisë.”- thuhet në reagim.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 13/05/2023 07:52

    Pse nderhyn Greqia ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise?Tregojini nje here dhembet ketyre qe ta kuptonjn se shqipetaret nuk jane sklleverit e tyre

    Përgjigju
  • Iris: 13/05/2023 02:22

    Qeveria greke e di shume mire se Fredi Beleri si person me /dual-citinzenship/ duhet te respektoje ligjet e te dy vendeve respektive,keshtu qe zv.min.i jashtem grek nuk ka pse e quan /te papranueshem/ arrestimin e tij ne flagrance duke blere vota.Perkundrazi,ne i kemi toleruar shume njerez si Beleri me shoke me tere ate rezyme qe kane.Nje bravo per agjentin qe e kapi /mat/,per prokurorin dhe te shpresojme qe dhe gjykatesit do te veprojne drejt dhe nuk do te bejne leshime para presioneve greke!

    Përgjigju
  • Bato: 12/05/2023 23:19

    Qeveritaret Gayrek kujtojn se jane akoma ne pushtet Saliu e Likja e te bejn cfar te duan duke futur hundet hahahahahahah

    Përgjigju
  • epo kjo pune: 12/05/2023 20:46

    o ma (BE medemek)... na e futi shqiptari!!!! po dil o Edi Rama nje xhiro nga cameria, kerkoi dhe helicopter mutaqit, reciprocitet, ia kendove Vucos ne Beograd, rradha mutaqit tani

    Përgjigju
  • Pjeter: 12/05/2023 19:31

    Ka shkelur ligjet mor kopilat e Greqise dhe duhet te mbaje pergjegjesi ligjore, nuk ju kane faj shqiptaret pse lidheni me kulufet qe shtiren grek te lashte!! Lirojeni, thote Miçoja i Taqit!!!

    Përgjigju
  • aleksadros: 12/05/2023 17:03

    zbatoni ligjin nese eshte fajtore brenda asnje tolerim

    Përgjigju
  • Astriti: 12/05/2023 16:31

    Kryeministri i Greqisë,ka njoftua Brukselin dhe na kujton hyrjen në BE. Atëherë ta dij mirë Greqia se Brukseli pikërisht për të hyrë në BE, kërkon zgjedhje të lira dhe respektimin e ligjit. Çështje "Bejleri", është çështje ligjore dhe do vendos gjykata në bazë të ligjit, dhe nuk zgjidhet me deklarata politike.

    Përgjigju
  • Tahipi: 12/05/2023 15:52

    Këto zduhet te hyjnë ne shqiperi jo te bëjnë deklarata rrac e keqe

    Përgjigju
  • Kistra: 12/05/2023 15:36

    Rama jeton ne boten e cudirave kur na e trajton Greqine si partner strategjik. Ata per nje monster si Beleri jane gati te hedhin ne ere raportet me Shqiperine. Ata jane sic kane qene gjithmone, te liq e te pabese!

    Përgjigju
  • Une: 12/05/2023 14:47

    Akoma flasin keto njerez te nje kombi artificial. Nuk ka patur dhe nuk ka komb grek. Greqia nje krijese artificiale e fuqive te medha

    Përgjigju
  • Blenard: 12/05/2023 14:40

    Ore kaq shtet muti paskemi cfar kan keta rac qeni???

    Përgjigju
  • Alb: 12/05/2023 14:07

    Kjo ashte greqija kurve. Shikoni se si sulen te gjithe.

    Përgjigju
  • Beni: 12/05/2023 13:59

    E paimagjinueshme te aktivizohet Kryeministri grek per nje individ i cili ka shkelur ligjin edhe sikur te mos e kishte shkelur por thjesht te ishte shoqeruar per indicje per shkelje te ligjit eshte brenda kuadrit ligjor shqiptar per ta bere nje gje te tille. Skandaloze deri ku aktivizohen disa antishqiptare per te shitur kombin e tyre. Qeveria duhet te dale ne nje deklarate ku i cileson te papranueshme komentet e te gjithe politikaneve greke pa perjashtim per nderhyrje ne procesin zgjedhor te nje vendi demokratik. Respekte per prokurorin e ceshtjes dhe suksese per ta bere vendin nje shtet me te drejte!

    Përgjigju
  • Panajoti: 12/05/2023 13:48

    O kryeministri Greqis po shteti yne nuk i ka fute hundet ne punet tuaja pavarsisht se shqiptaret u themeluan xhavara bubulina bocari e shume shqipetar te tjere . Se turqia u shduku nga tokat tuaja ne kostadinopul apo e keni haru prandaj lereni drejtesin te kryej punen dhe mos te vene te shiturit e shqiperis mbeturina si ky

    Përgjigju
  • Tutu: 12/05/2023 13:44

    Kjo eshte BE qe njeh shtetin ligjor… kryeminister legen…shqiptaret i shqyeni per hiçasgje dhe kurre nuk u kerkoni falje …ben gangesterrin.. hajdeni bejeni gojore Edit … merrni dhe Liken me vete..

    Përgjigju
  • Delinquenti: 12/05/2023 13:26

    Po çar gopin e nones vet kerkon ky koqja nga greqia me liru nji trafikant votash yt legen rri urt se e thirra Erdoganin ai ta tregon se kush duhet te lirohet ndoshta ajo zorra jote mund te lirohet

    Përgjigju
  • s'ka problem: 12/05/2023 13:23

    Perendoi koha kur shteti grek hynte e dilte dhe i merrte votat duke u bere presion qytetareve dhqiptar per te votuar bythepiresi apo perkyesin e janullatos ,kushtet per ne BE si rruhet shume shqiptareve hur te na vije radha jone per ne BE ky organizem nuk do te egzistoje me krizat financiare dhe emigracioni po e bluajne kete organizem

    Përgjigju
    • Dakord: 12/05/2023 15:32

      Për të qenë korrekt BE nuk ka reaguar akoma për këtë çështje. Personalisht jam shumë i gëzuar që policia e ka arrestuar këtë llum. I lumtë prokurorit që as që e çau kokën për këto presione. Ka fituar respektin dhe besimin e publikut shqiptar

    • Korca: 12/05/2023 14:38

      Jam shume dakord. BE eshte e falimentuar!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?