Arrestimi i bosit të ‘Cosa Nostra-s’, gazetari shqiptar te ‘Corriere’: Ka dyshime se është sakrifikuar nga bosët e rinj të mafias

17 Janar 2023, 19:26| Përditesimi: 17 Janar 2023, 20:48

  • Share

TIRANË- Gazetari shqiptar që punon për ‘Corriere Della Sera’, Leonard Berberi ka komentuar një nga ngjarjet më të bujshme në Itali, arrestimin e Matteo Messina Denaro, kreut të mafias italiane ‘Cosa Nostra’. Në një intervistë në Report Tv, në ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Berberi tha se në Itali është ngritur pista se Denaro, duke qenë se nuk kishte fuqinë që ka pasur 30 vite më parë, mund të jetë sakrifikuar nga bosët e rinj të mafias.

“Në spital Denaro është paraqitur jo vetëm, kuptuan se ai jetonte në një apartament 60 m katror. Ka grupe ekspertët që thotë se Denaro nuk e kishte më fuqinë që kishte para 30 vitesh dhe është sakrifikuar se lider të mafias janë të tjerë. (...)Ajo që ndodhi është se në 13 muajt e fundit, ai kishte kancer dhe para 12 muajsh u prezantua të klinika private me emër falso dhe me emrin falso u regjistrua. Policia e Palermos në koordinim me autoritetet e tjera, diktuan këtë emër se ky emër nuk ekziston në Sicili, e në të njëjtën ditë kur ai u prezantua në spital, telekamerat e disa banesave në një fshat të vogël në Trapan filmonin personin e vërtetë, aty filluan të diktonin që ai person kishte emër fals, aty ka filluar një analizë e sëmundjeve, në 30 vitet e fundit policia italiane kuptoi se çfarë sëmundje kishte Denaro dhe aty bën lidhjen. Ka tentuar që të ikë, por policia e ka bllokuar në spital”, tha Berberi.

Arrestimi i tij, tha Berberi, është “shitur” nga kryeministria Giorgia Meloni si një arritje e saj.

“Është kryemafiozi numër një i kërkuar në Itali, por jo vetëm. Tani qeveria e Melonit e triumfon si një fitim të qeverisë, por është i policisë, që nuk kanë pushuar asnjë ditë të kuptojnë se ku ndodhet Denaro”, tha gazetari, teksa renditi edhe akuzat që rëndojnë ndaj tij.

“Ka lajme që ka qenë në Spanjë për t’u kuruar, ka pasur edhe lidhje me element shqiptar, tashmë prokuroria do të provojë  nëse ai do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane. Ai akuzohet si përgjegjës të vrasjeve të më shumë se 50 persona, mes tyre edhe fëmijë, disa atentate ndaj gazetarëve, pra ka vrasje atentat ndaj disa personave dhe trafikim të drogës dhe armëve, mafia tani është më e zhvilluar më pak vrasje se e kanë kuptuar që bëhet duke investuar”, shtoi Berberi.

Në Report Tv, gazetari komentoi edhe situatën e krimit në Itali, ku tha se aktualisht Ndrangheta, është grupi kriminal më i fuqishëm. Duke qenë se krimi ka ndryshuar, Berberi tha se teknologjia është bërë një mjet i rëndësishëm për të shkuar drejt bosëve të mafias.

“Është Ndragheta më e forta, sidomos në veri të Italisë, se është specializuar në investime në restorante, është një mënyrë për të pastruar paratë. Ka dhe disa celula të tyre në Gjermani dhe në Spanjë. Policia duhet të përdor teknologjinë. Si ka mundësi që Denaro rrinte në një apartament në mes të një qyteze, ku të gjithë mund ta shihnin, se janë gjetur edhe fatura restorante, por përdorimi i teknologjisë mund të jetë një ndihmë e madhe”, tha Berberi.

 

Ndalur te mafia, ai tha se këto grupe kriminale kanë lidhje me Shqëipërinë, e më konkretisht Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita.

“Është një nga elementët më të vështirë se organizatat kriminale nuk janë me kufij të qartë, 2 organizata kryesore që kanë një farë lidhje sipas dokumenteve publike janë Ndrangheta dhe Sacra Corona Unita, ka edhe element te Camorra-s, por janë minoritare. Disa hetime diktuan edhe prezencën e mafias së Cosa Nostra, por në vitet e fundit nuk ka element që e vërtetojnë”, tha Berberi.

Arrestimi i Matteo Messina u realizua ditën e djeshme, ndërsa të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafias.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eri: 18/01/2023 05:09

    Tia kete futur Tiger Ahmeti me porosi te Rames....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?