Arrestimi i Matteo Messina Denaros

Arrestimi i bosit të ‘Cosa Nostra-s’, vajza e tij refuzon ta takojë: Nuk dua ta shoh

21 Janar 2023, 14:51| Përditesimi: 21 Janar 2023, 14:58

  • Share

ITALI- Arrestimi i Matteo Messina Denaros, pas 3 dekadash në arrati mbetet një nga ngjarjet më të bujshme në Itali. I quajtur “Kumbari i fundit”, Matteo Messina Denaro duket se nuk ka pasur një raport të mirë me vajzën e tij.

Lorenza Alagna, 27 vjeç, e cila mban mbiemrin e saj nga nëna ka deklaruar se nuk dëshiron ta takojë babanë e saj, as në burg dhe askund tjetër dhe se nuk dëshiron ta shohë.

Lorenza, vajza e Françeskës, është vajza e vetme zyrtare e Messina Denaro dhe jetoi në shtëpinë e gjyshes nga babai, së bashku me nënën e saj me mamanë deri në vitin 2013, më pas së bashku ata  vendosën të shkëputeshin dhe të shkonin të jetonin diku tjetër.

Kumbari i mafies siciliane ra në pranga më 16 janar. Kapja e tij është historike pasi policisë italiane iu deshën plot 30 vite për të rënë në gjurmët e tij. E veçanta e arrestimit të tij është se përkon me të njëjtën datë me kapjen e Toto Riinës, gjithashtu 3 dekada më parë.

Matteo Messina Denaro, zëvendësuesi i Toto Riinës, autor i mijëra masakrave, u gjet në një klinikë private në Palermo, ku kurohej nga tumori. Për kapjen e tij, të gjithë autoritetet më të larta të Italisë, përfshirë edhe kryeministren Giorgia Meloni, kanë reaguar duke e quajtur një sukses të policisë që tregonte një fitore të shtetit kundër mafies. Përpos këtij bunkeri, u zbuluan edhe 2 shtëpi të tjera, modeste ku strehohej kumbari i mafies siciliane.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • reks: 21/01/2023 15:04

    skam pse ta shoh qe sot e tutje jam une koka e mafias me suportimin e sistemit liberilist (sistemi me i korruptuar ne bote)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?