Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për bosin e Porcelanosës Nikolin Janina. Prokuroria i kërkoi dritë jeshile për ekstradimin e tij, por gjykata do të dalë me një vendim pasi të mbërrijë dosja e plotë nga Spanja.
Nikolin Janina, biznesmeni shqiptar, i njohur si bosi i dyqanit të njohur Porcelanosa, me akuza si trafikant droge u arrestua më 6 maj në Shqipëri me qëllim ekstradimi në Spanjë. Ai akuzohet nga autoritetet spanjolle se ka qenë drejtues i një grupi kriminal me përbërje spanjollë dhe turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe Opium në disa shtete të Europës.
Arrestimi është bërë për shkak se nuk ka shumë kohë që ka hyrë në fuqi marrëveshja e ekstradimit të Shqipërisë me Spanjën. Duke qenë se kjo marrëveshje nuk eksiztonte atëherë, edhe Janina rrinte i lirë në Shqipëri, ku i kishte shpëtuar disa herë gjykimit dhe sekuestrimit të pasurive. Dyqanet e materialeve të ndërtimit Porcelanosa janë të shtrira në gjithë Shqipërinë dhe për shumë vite kanë arreduar shtëpitë e luksit të Tiranës dhe Shqipërisë.
Akuza, lider i një grupi kriminal në Spanjë
Biznesmeni Nikolin Janina, dyshohet nga drejtësia spanjolle të jetë lideri i një grupi kriminal me përbërje Spanjolle dhe Turq, të cilët trafikonin sasi të ndryshme heroine, morfinë dhe opium në disa shtete të europës. Në kuadër të këtij grupi kriminal që dyshohet se drejtohej nga biznesmeni i pllakave dhe hidrosanitareve, policia dhe prokuroria Spanjolle, ka sekuestruar një sasi prej 53 kg e 380 gramë heroinë. Në datën 21 shkurt 2017 Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë e Tiranës, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e pasurisë së këtij biznesmeni. Përgjatë 5 muajve janë kryer dhjetëra veprime hetimore, nga të cilat janë përfituar të dhëna të dobishme për hetimin, që më pas kanë çuar prokurorinë e Krimeve të Rënda ti drejtohet me një kërkesë gjykatës, për vendosjen e masës së sekuestros ndaj pasurive të paluajtshme të biznesmenit Nikolin Janina. Por që më pas vendimi për sekuestro të pasurinë u hoq.
Pasuritë e sekuestruara fillimisht nga prokuroria që më pas u hoqën
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë.
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë.
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë.
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë.
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë
Pasuritë në Tiranë
Apartament në Tiranë me vlerë 62 mijë 475 euro
Pasuria me nr.7630+5-1 në Tiranë me vlerë 202 000 euro
Pasuria me nr.7/630+5-2 në Tiranë me vlerë 82 mijë euro
Pasuria me nr. 7630+5-3 në Tiranë me vlerë 196 mijë euro
Apartament në Tiranë me vlerë e blerë në vitin 1999 (Jo e sekuestruar)
Pasuria me nr7/630-G216 në Tiranë.
Pasuria me nr. nr7/630-G217 në Tiranë.
Pasuria me nr.324/3/1 është transkiptuar në favor të të tretëve tek Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr.324/3/3 është transkiptuar në favor të tretëve në prill 2017 Gerdi dhe Ledi Leka
Pasuria me nr. 146/38+1-10 është transkiptuar në favor të të tretëve në datën 25 tetor 2016 në emër të Gerdi dhe Ledi Leka
Apartament me sipërfaqe 110.1 m2 blerë në 2013 kundrejt shumës 74.812 euro, në pronësi të Helidon Janina
Pasuria në Kavajë
Apartament me sipërfaqe 76.25 m2 në Kryemëdhenj. E fituar me leje legalizimi dhe më pas shitur Helidon Muça në vlerën 130 mijë euro.
Pasuritë në Vlorë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 në “Amallol” Himarë blerë në 2013, 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë 2000 m2 sërisht në të njëjtin vend blerë me 400.000 lekë
Sipërfaqe tokë kullotë dhe pyll 10.000 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë 2.270.000 lekë
Sipërfaqe tokë ulli me 5000 m2 ndodhur në vendin e quajtur “Lera” Himarë blerë 1.100.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 6666.6 m2 ndodhur në Porto-Palermo blerë me 3.000.000 lekë
Tokë me sipërfaqe 4375 m2 ndodhur në Dhërmi-Himarë blerë në 2013, kundrejt shifrës 993.625 lekë
Pasuria me nr. 17/45+1-25 apartament në Vlorë.
Nuk mjafton burgu por duhet urgjent sekuestro dhe konfiskim pa u tjetersuar pronat. Te gjithe e dijne se kush jane ortaket e tjere te porcelanoses. Pa konfiskim krimi nuk shqetesohet fare per disa vite burg.
PërgjigjuEh ky shpetoi qe vajti ne burg ..ket te ziun e shembi ne dru gruaja dit per dit e rrihte te shkretin ...ik tani ne burg shpetove nga gruaja..
Përgjigju