Arrestimi i bosit turk të kriptomonedhave/ Ozer u ndoq 5 javë nga SHISH dhe policia! E tradhtuan gjurmët e gishtave ku rrinte në plazh luksoz të Palasës! Dyshime për dekonspirim

31 Gusht 2022, 11:02| Përditesimi: 31 Gusht 2022, 15:25

  • Share

ELBASAN- Pas përgjimeve nga Prokuroria e Elbasanit të cilat identifikuan shqiptarët Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Briken Shkëmbi, 36-vjeç që kishin marrë një apartament lagjen ‘5 maji’ në Elbasan dhe se aty strehohej një turk, nisën ndjekjet me agjent.

SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz.

Dy ditë më parë policia turke ka sjellë konfirmimin se i dyshuari është Ozeri dhe në mëngjesin e ditës së djeshme, rreth orës 02:00 është ndërhyrë në vilën ku qëndronte Ozer së bashku me Edevaldo Haxhiajn dhe Shkëmbin.

Turku Ozer pritet t’i dorëzohet palës turke brenda pak ditëve pasi arrestimi është bërë për llogari të Interpol Turqia. Edhe një vit më parë, në prill 2021 erdhi e u fsheh në Shqipëri, ku dyshohet se ka qëndruar në të njëjtin resort ku iu vunë prangat. 

Gjatë operacionit të kryer në korrik 2021, vila ku dyshohej se qëndronte Ozer me shqiptarët që e ndihmonin është gjetur me derë të hapur dhe operacionet e policisë dyshohet se u dekonspirua. 

Turku Ozer është nën akuzë për vjedhjen e 2 miliard $ me platformat e investimit në kriptomonedha.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?