Salvatore Schillaci

Arrestimi i bossit të mafias në Palermo, legjenda italiane e futbollit dëshmitar: U bë Far West

16 Janar 2023, 18:54| Përditesimi: 16 Janar 2023, 18:55

  • Share

Salvatore Schillaci, ish-sulmuesi i ekipit kombëtar italian dhe Juventusit, ishte mes pacientëve që ishin të pranishëm në klinikën "La Maddalena" në Palermo mëngjesin e sotëm, kur u bë aksioni i karabinierëve për arrestimin e Matteo Messina Denaro, një prej liderve të mafies në Itali.

"Po prisja të hyja, kur pashë të gjithë policët me kapuç, dhe ne u ndalëm”, – tha ish-sulmuesi i famshëm për “La Repubblica”, jashtë klinikës. “Nuk pashë asgjë, ishim të gjithë të bllokuar, por papritmas u bë Far West", tha Salvatore Schillaci. Ish-sulmuesi ishte golashënuesi më i mirë i Botërorit "Itali 1990".


Lajmi kryesor:

‘Një jetë’ në arrati, kapet 'kumbari' i mafies siçiliane, Matteo Messina Denaro! 30 vite më parë në të njëjtën datë ra në pranga edhe Toto Riina! U gjet në një klinikë private në Palermo


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?