Arrestimi i Çervanakut për laboratorin e kokainës në Fier/ Rithemelimi: Politika e përfshirë, droga transportohej me kamionët e ushtrisë në Mal të Zi

25 Nëntor 2022, 15:29| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 21:28

  • Share

Rithemelimi ka reaguar për arrestimin e ish kryetarit të Komunës Farkull, Viktor Çervanaku i cili akuzohet si i përfshirë në prodhimin e lëndës narkotike ‘kokainë’ pas zbulimit të laboratorit të kokainës në banesën e tij në Fier.

Shefi i Organizimit të ‘Rithemelimit’, Klevis Balliu e përcaktoi Çervanakun si shëmbëlltyrën ideale të pushtetit të kryeministrit, Edi Rama.

“Një sharës publik, patronazhist me licensë, adhurues/shërbëtor i Edi Ramës dhe nëpunës në bashkinë e Erion Veliajt, ka rënë dje në rrjetën e DEA-s amerikane, si pjesë e një grupi narko-trafiku.   Viktor Çervanaku, që u kap si mi nga amerikanët, nuk është thjesht një zyrtar socialist i korruptuar, ai është shëmbëlltyra ideale e pushtetit të Edi Ramës”-tha Balliu.

Balliu shtoi gjithashtu se Viktor Çervanaku nuk do të kapej asnjëherë nëse nuk do të kishte ndërhyrë DEA Amerikane dhe shtoi se politika ishte e përfshirë në trafikun e kokainës së zbuluar pasi lënda narkotike transportohej me kamionët e ushtrisë. 

“Vini re gjithashtu: ai nuk do të kapej asnjëherë, dhe do të vazhdonte trafikun e kokainës, patronazhimin, lavazhin oral të shefave të tij në Tiranë, dhe linçimin e opozitës me gjuhë vulgare, po të mos ishte DEA Amerikane. Për policinë dhe organet ligjzbatuese shqiptare, beu i Frakullës dhe lapërdhari i bashkisë së Tiranës do të vazhdonte i qetë trafikun, si mënyrën kryesore të këtij pushteti për të vjedhur zgjedhjet dhe varfëruar shqiptarët. Raportimet dëshmojnë se droga trasportohej me kamionet e ushtrisë drejt Malit te Zi, çka vërteton implikimin direkt te politikes ne narkotrafik”- u shpreh Balliu.

430 kg drogë u zbuluan nga policia shqiptare në bashkëpunim me atë malazeze dhe DEA-n Amerikane gjatë ditës së djeshme. Lënda narkotike ishte e fshur në thasët me pleh kimik që transportohej nga kamionët e ushtrisë. Në pranga ra Viktor Çervanaku, ish kryetar i Komunës Frakull pasi në banesën e tij në Fier u zbulua një laborator kokaine.

Viktor Çervanaku, ish-kryetar i Komunës Frakull e Madhe në Fier, është arrestuar nga Policia pasi në banesën e tij u zbulua një laborator kokanë. Porositësi i kësaj sasie është Zenel Çervanaku, i cili mendohet se është vëllai nga babai. Po ashtu, në pranga ka rënë dhe djali i Viktor Çervanakut dhe e fejuara e tij, Demilson Çervenaku dhe Enxhi Ferhati, ndërkohë që roli i tyre në këtë veprimtari nuk dihet se cili është. Policia dhe SPAK janë vënë në kërkim të “ekspertit” kolumbian Zaimir Rodrigez, i cili dyshohet se kishte ardhur në Shqipëri për të bërë ndarjen e kokainës nga plehu kimik.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niko: 25/11/2022 21:41

    Foli i biri i Fari komunistit... e di shtepia qe je budalla gje e trash..

    Përgjigju
  • aleksadros: 25/11/2022 15:56

    si ne nje kohe kure trasportonin nafte pere miloshevicin nga berisha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?