Arrestimi i Dakos, Gjokutaj: U akuzua për shpërdorim detyre për ta shpëtuar nga sekuestrimi i pasurisë! Hoxha: SPAK po ‘kursen’ opozitën për shkak të presionit publik

9 Qershor 2023, 22:07| Përditesimi: 10 Qershor 2023, 07:46

  • Share

Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dakos dhe lënia e tij në burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës ka ngjallur debate lidhur me masën e sigurisë së caktuar nga GJKKO. Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në studion e ‘Pa Protokoll’ me gazetaren Anduela Ndreu në Report TV tha se SPAK kishte çështje të tjera shumë më të rënda nën hetim si ajo e inceneratorëve. Sipas tij SPAK është nën kontrollin e qeverisë dhe se arrestimi i ish zyrtarëve nën akuzën e shpërdorimit të detyrës po bëhet me qëllim për t’i shpëtuar ata nga sekuestrimi i pasurisë.

“Ky SPAK që merret me një qime ndërsa nuk sheh traun ka diçka. Ky SPAK nuk është i pavarur, varet nga qeveria.  Nëse e merr një ish zyrtar dhe e akuzon për shpërdorim detyre, ti e bën për ta shpëtuar nga sekuestrimi i pasurisë. Pa burg nuk e shpëton dot, se u mbush burgu me fukarenj. SPAK-u është ngarkuar më shumë se ç’duhet, duhet të merret vetëm me deputetë e zyrtarë të tjerë të lartë jo të merret me trafikimin e mjeteve motorrike. Ka edhe korrupsion moral të prokurorit. Kur të del përpara një politikan që është fajtor dhe bën sikur nuk e sheh dhe nuk e merr të pandehur atëherë moralisht je i korruptuar”- tha Gjokutaj i cili tha se deri më tani nga të gjithë ish zyrtarët e arrestuar prej shkeljeve, asnjërit prej tyre nuk u është cënuar pasuria.

Ndërsa për avokatin Arbër Hoxha, SPAK me arrestimet e bëra po mban një standart të dyfishtë, duke hetuar dhe arrestuar ish zyrtarë të mazhorancës në pushtet. Ai tha se për këtë veprim SPAK mund të ketë 2 argumente kryesore.

“Janë treguar të kursyer për 2 arsye. Për shkak se pjesa dërrmuese ka ikur nga pushteti. Nga ana e dytë është presioni publik që i ushtrohet SPAK-ut nëse do kishte arrestime nga kahu i opozitës”-tha Hoxha.

Nga ana tjetër, gazetari Arbër Hitaj u shpreh si absurditet masën arrest me burg për një shkelje të audituar nga KLSH dhe shtoi se me arrestimin e Dakos, është hapur ‘loja’ e arrestimeve të personave ‘non-grata’.

“Më duket absurde që të lihet në arrest me burg për një shkelje që e ka audituar KLSH. Po të lexzosh raportet e KLSH, të gjithë duhet të shkojnë në burg sepse kanë shkelje. Këto janë anë që nuk bien në sy për mirë mendoj unë. Pse nuk ka hetime edhe për zyrtarë të tjerë që kanë bërë shkelje shumë më të mëdha? Filloi loja e presioneve dhe të goditjeve. U hap loja e arrestimeve të personave non-grata”-tha Hitaj.

Në 6 qershor, ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës në 2 raste për një leje pallati dhe shëtitoren në Currila për të cilën kishte një kallëzim të bërë nga Ferdinand Xhaferraj. Të enjten më 8 qershor, Dako u la në burg nga GJKKO. Gjithashtu GJKKO caktoi masat e sigurisë për 8 zyrtarë dhe ish zyrtarë të zyrës së urbanistikës në bashkinë e Durrësit dhe për ndërtuesin e pallatit. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dalu: 10/06/2023 08:53

    Spaku heton popullin opozitar nuk heton qeveritaret. Ngrene akuza koti per krime te renda ndaj qytetareve opozitare me urdher nga qeveria

    Përgjigju
  • nori: 10/06/2023 04:52

    dako duhet varur,,,,dhe paauria ti sekuestrohet e gjitha....e njejta gje duhet bere me nja 500 politikane ne shqiperi te varen dhe tu sekuestrohet pasuria....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?