Për analistin Skënder Minxhozi, arrestimi i Vangjush Dakos përveç të tjerave tregon standardin e dyfishtë të drejtësisë. Ai solli në vëmendje faktin se teksa Dako akuzohet për një leje ndërtimi të vitit 2011, po atë vit dy personave që pretendojnë të marrin drejtimin e PD iu vranë katër qytetarë në bulevard.
Në ‘Real Story’ Minxhozi u shpreh se nuk ishte nevoja që Vangjush Dako apo të tjerë të trajtoheshin me një lloj teatri me 40 kamera. Kjo pasi në fund rezultoi që ish-kryebashkiaku ishte dorëzuar vetë dhe nuk u arratis.
“Nëse e marrim si proces arrestimin e Dakos, ka nisur një lekundje e mitit te paprekshmërise. Jemi ende në fillime. Nuk paragjykoj të hetohet Dako, por rënia e mitit vjen edhe nga nje klimë ku sot ka më shume fjalë sesa vepra, por drejtohemi drejt njëstine ku do ketë disa procese te nxehta. Viti 2011 prodhoi jo vetëm lejen e ndërtimit të ‘fajshme’ të Dakos, por edhe dy karriera të dy personave kur në 21 janar vriteshin njerëz dhe sot po punojnë për reformimin e së djathtës. Trajtimi i Dakos, standard i dyfishtë. Jemi ne kushtet e një diskriminimi pozitiv që favorizon opozitën. Entuziazmi i fshehtë vjen nga nje faktor i tretë që ka të bëjë me fenomenin e pandëshkueshmërisë. Dako merr shpresën që po shuhet te një opinioni publik, me SPAK kishte të tjera pritshmëri, e sot po kthehet në zhgënjim. Dako si shumë të tjerë më lart se ai, duhet të ishte trajtuar në një forme tjetër dhe jo me këtë lloj teatri me 40 kamera. Dhe në fund doli që është dorëzuar vetë nuk ka ikur” – tha Skënder Minxhozi për Real Story në Report TV.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Dakos/ Frrok Çupi: Me ato akuza brenda 3 ditëve mund të lirohet, SPAK veproi me emocion! Minxhozi: Standart i dyfishtë i drejtësisë
S.G//ReportTv.al