Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në "Sot Live në Shqipëri" me Nertil Agalliun në Report Tv, ka dhenë detaje të reja në lidhje me arrestimin dhe jetën e Dritan Rexhepit.
Bregu solli në pah detaje të reja të jetës së Rexhepit dhe sqaroi metodat e sofistikuara që “baroni” i kokainës kryente për t’i shpëtuar autoriteteve.
Gazetari tha se Rexhepi posedonte dhe përdorte 6 pashaporta të cilat rezultonin të rregullta në sistemin TIMS.
“Me pashaportën me të cilën ai u kap në Turqi edhe me një pashaportë tjetër ai ka hyrë disa herë sepse këto janë lehtësisht të verifikueshme. Duhet të saktësojmë për publikun, ai kishte 6 pashaporta të cilat i kishte të 6 të rregullta, vetëm ndryshonte fotografia e tij. Në sistemin TIMS këto pashaporta kanë qenë të rregullta, jo pashaporta të falsifikuara. Ai gjen pikërisht perosnat që pajisen për herë të parë me pashaportë dhe jep[ identitetin e tyre dhe vendos fotografinë, kuptohet në bazë të një akti korruptiv. Në këtë lloj forme kishte marrë dhe pashaportë në Shqipëri të një bashkëmoshatari të tij, po pikërisht nga Velsha e Vlorës. Ai nuk kishte marrë kurrë një pashaportë biometrike dhe vendosi në mënyrë të rregullt shenjat e gishtërinjve, la foton e tij, në një kohë që në Shqipëri ishte në kërkim. Pra ishte një personazh i cili që e merr përsipër rrezikun. Nuk mendoj që në Shqipëri ka një mendje kaq kriminale sa Dritan Rexhepi”,- u shpreh Bregu.
Ndër të tjera, Bregu tha se pretendohet që personi në fjalë mund të ketë bërë disa ndërhyrje estetike në fytyrë për të ndryshuar tiparet.
“Ka një ndryshmi për një aktivitet të tij përpara se të vendosej në Turqi, për aktivitete në Vlorë apo ndonjë qytet tjetër të Shqipërisë, nisur dh nga fakti që në këto moment, ne nuk mund ta shquajmë dot nga kjo video e servirur nga policia turke por kë një ndryshim të fytyrës së tij, duke se ka bërë një ndryshim estetik. Jo operacion tamam tamam por një ndryshim estetik për t’i dhënë një formë më ndryshe fytyrës”,- tha ai.
Bregu shtoi se Rexhepi ishte një “maniak” i privatësisë, pasi gjatë gjithë jetës së tij kishte vetëm 3 foto, të cilat janë publike.
“Kemi të bëjmë vetëm me 3 foto të tij gjatë gjithë jetës, 3 foto gjithsej. Nuk është xhiruar kurrë, nuk është fotografuar kurrë. Një në Shqipëri kur është arrestuar, një në Itali dhe një në Ekuador në vitin 2014”,- theksoi Bregu.
Dritan Rexhepi u arrestua më 8 nëntor 2023, në një vilë në lagjen luksoze Beylikdüzü, të Stambollit.
Emri i Dritan Rexhepit ishte në listën e personave më të kërkuar të Agjencisë Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) ndërsa Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya, njoftoi se arrestimi i tij u krye falë shkëmbimit të informacionit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane.