Vetëm 2 orë para se të vihej në pranga ditën e djeshme, efektivi i RENEA-s, Altin Morina dyshohet se ishte në Elbasan, ku ka dorëzuar shuma parash tek persona te skeduar. 113 mijë eurot janë të efektivit edhe pse nuk ka deklaruar asgjë para kolegëve te tij. Mesditën e të martës ai u arrestua në Tiranë në zonën e Kodrës së Diellit, ku po lëvizte me makinën luksoze 'Audi', brenda së cilës u gjet sasia e parave.
Pak minuta para se të prangosej është vëzhguar nga Forcat Operacionale se ndodhej në mjet me një zyrtar të lartë të një agjencie ligjzbatuese, identiteti i të cilit nuk bëhet publik nga hetuesit për shkak të sekretit hetimor dhe nuk dihet arsyeja pse efektivi nuk eshte ndaluar në momentin që ishte me të. Efektivi Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.
Altin Morina dyshohet se ka lidhje edhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke. Po ashtu ka dyshime të forta se ka lidhje edhe me grupin e të shumëkërkuarit Ervis Martinajt. Para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.
Efektivi i RENEA-s i cili është në profesionin e Shefit të Stërvitjes së Repartit Special akuzohet për shpërdorim detyre.
Efektivi i RENEA-s Altin Morina që u arrestua dje dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet të ndryshme kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan. Ai dyshohet se ka lidhje me Kreshnik Halilajn, të cilin e ka ndihmuar duke i fshehur provat.
Sipas asaj që mësoi Report Tv, Morina dyshohet të ketë thënë se kokaina e gjetur në banesën e Halilajt nuk ishte lëndë narkotike por miell buke. 40-vjecari Kreshnik Halilaj u arrestua në korrik të vitit 2021 dhe operonte në zonën e ‘Allias-it’ në Tiranë, ku shiste 3500 lekë një dozë kokainë.
Altin Morina, efektivi i RENEA-s që u arrestua dje dyshohet se ka lidhje edhe me grupin e Ervis Martinajt. Para 8 ditësh është parë në praninë e një të afërmi të Martinajt ku e mbronte nga ndonjë atentat i mundshëm.
Ardi Veliu
PërgjigjuMe gjithe keto fakte, dhe akuza vetem per /shperdorim detyre/?! Nuk eshte cudi qe me pare dalin se sa hyjne ne burg.
Përgjigjupolicise i duhet rroga 2 milion ne muaj,,,,,kurse reneas 4 milion ne muaj ,,,,,5 milion ta kene rrogen prokuroria dhe gjykatat,,,,,atehere nuk ka me korrupsion,,,dhe droge,,por edi rama i vjedh paret per rrogat....
PërgjigjuPrandaj nuk behemi shtet ne se spiunet jane gjith andej!!ne parlament!!ne ministri!!!ne gjykate!!!ne prokurori!!ne polici!!!dhe si do bej shteti perpjet kur shitet gjithandej!!
Përgjigjushteti e di qe keta te reneas merren me droge....dhe nuk i denon..shtet leshi...
PërgjigjuPolici me audi,po ky topi donte dhe me u hap bythesh pervecse me ba pislliqe se qe nga momenti kur ke nje makine te tille ke dal hapur qe po ban maskaralleqe o qelbesira, ky kushedi sa kohe ka qe puno vetem tani i doli tymi,shtrydheni mire se ka informacion me bollek per shume grupe
PërgjigjuJU VRAFT ZOTI KRIMINELA
PërgjigjuI zëntë haka e Mozës....
Tlumt goja
halabak, turp qe ke veshur uniformen e Reneas. Ata cuna e vajza jane gjithmone ne linje te pare dhe maskarenj si ti i perbaltin punen.
PërgjigjuSe mos eshte i vetmi te renea. Gjysma e tyre merren me pislleqe
Po car ne ball te rrezikut jane renea ,per te vjedh ndoshta po,ne balle te rrezikut jane forcat e tjera te policise se kir shkon renea per te nderhyre kriminelat jane te rrethuar dhe te identifikuar pastaj nderhyn renea te pajisur me antiplumb etj,por qe ne balle re rrezikut jane ata qe marrin kontakt te paret me kriminelat ok,boll tani me me renean se i kemi glorifikuar kot me kot me keq se elez aline.
ore ky esht shoferi i ervin mates.pse e ngatrroni kot me ate tjetrin.e di gjith tirana
PërgjigjuE hoqen edhe nje nga grupi i Visit prej qarkullimit.
Përgjigju