Arrestimi i Enkelejda Hoxhës, Gjonaj për Report Tv: SPAK dha mesazh për ata gjyqtarë që vijojnë paligjshmërinë! Ka dosje të tjera në pritje

11 Shkurt 2021, 18:43| Përditesimi: 11 Shkurt 2021, 20:48

  • Share

Super operacioni i SPAK ditën e sotme që ka çuar në prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ishte në seancë gjyqësore për lirimin e një të dënuari tjetër, është cilësuar nga ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj si një vendim i vonuar pasi vetë ministria që ajo drejton e kishte kërkuar procedim e saj penal që në janar të 2020. Në një intervistë skype për Report Tv, Gjonaj tha se operacioni i SPAK ditën e sotme është një mesazh i qartë për të gjithë ata gjyqtarë që vijon të marrin vendim të paligjshme dhe i japin jetë korrupsionit.

“Këto masa sot nuk kanë qenë zgjidhje për të zgjidhur rastin e  gjyqtarët por është një mesazh i qartë për të gjithë ata gjyqtarë të tillë që vijojnë me vendime të paligjshme. Sistemi ka ende gjyqtarë që bëjnë veprime të paligjshme. Mund të them që rastet që lidhen me gjyqtaren e Krujës dhe gjyqtarë të tjerë, kanë pasur fakte dhe kanë pasur nevojë për një reagim, ka pasur edhe vonesa të tyre dhe vendime të tilla janë të mirëpritura në çdo kohë dhe raste të tilla duhet të kishin vepruar me shpejtësi. Rasti i kësaj gjyqtare ku Ministria e Drejtësisë që në janar të 2020 ka dërguar dosjen në KLD dhe në prokurori një për pjesën e procedimit disiplinor të kësaj gjyqtare pas lirimit të Endrit Dokle dhe është bërë kallëzim penal për të në prokurori. I është kërkuar edhe vettingut  që të kishte prioritet për këtë gjyqtare", tha Gjonaj.

Ministrja Gjonaj tha se ka dosje të tjera që presin hetim dhe së do të dalin me një rezultat final për të dëshmuar edhe më fortë se reforma në drejtësi po ecën para dhe se gjyqtarët dhe prokurorët që ende nuk kanë kaluar vettingun nuk kanë për të qenë të qetë, pasi këto goditje nuk janë të rastësishme por një mesazh i qartë për ta.

"Me reformën në drejtësi, ministria e ka kompetencën e kufizuar për të adresuar emrat e gjyqtarëve dhe prokurorëve për shkelje. Ne presim që ILD të kryejë veprime me disa dosje që ne kemi për disa gjyqtarë të tjerë në mënyrë që të ketë një vendimmarrje. Duhet theksuar se jemi në një proces që rezultatet e reformës në drejtësi po ecën. Organi i prokurorisë si SPAK të sjellë këto efekte me hetimet që po kryejnë. Ky nuk është thjeshtë goditja e një rasti. Do shërbejë si një mesazh për ata gjyqtarë dhe prokurorë që nuk e kanë kaluar vettingun. Aktualisht nuk mund të them një numër dosjesh, por janë të shumtë që presin hetim. Kërkesa të ndryshme vijojnë të vijnë në Ministrinë e Drejtësisë" - tha Gjonaj.

Vendimet e paligjshme të këtyre gjyqtarëve që lirojnë subjekte që duhet të ishin në burg, për ministren Gjonaj kanë dëmtuar imazhin e drejtësisë tek shoqëria si dhe kanë inkurajuar prokurorë e gjyqtarë por dhe subjekte të krimit që të mund të shfrytëzojnë këto raste. Kjo gjë theksoi Gjonaj duhet të marrë fundi njëherë e mirë.

“Padyshim që këto vendime kanë sjellë një dëm dhe kanë dhënë një mesazh negativ duke inkurajuar të gjithë ata subjekte që duna të lirohen në mënyrë të paligjshme duke gjetur mbështetje nga gjyqtarë dhe prokurorë të tillë dhe ka sjellë një problematikë për ata subjekte që duhet të vuanin dënimin por sot janë të lirë duke dëmtuan shoqërinë tonë”, tha Gjonaj.

Enkelejda Hoxha u arrestua ditën e sotme gjatë kohës që ishte në seancë për lirimin nga burgu të Saimir Petanin, i arrestuar për vrasje, i ekstraduar nga Itali për ekzekutimin e Romeo Beqirit, disa vite më parë. Hetimi i drejtuar nga prokurori Altin Dumani, ka nisur prej disa muajsh dhe ka prova, filmime e përgjime që inkriminon të arrestuarit. Emri i gjyqtares Enkelejda Hoxha  lidhet me lirimin e shumë të dënuarve me burg përjetë, mes tyre edhe Endrit Dokle, Genc Tafilit ai edhe Hekuran Billa, i vrarë pak muaj më parë në Tiranë.  Në pranga u vunë 13 persona, mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha, Avokati Aldo Tabaku, Sekretarja Manuela Mallakuçi, Eksperti psikiatriko – ligjor Shkëlqim Korbi të cilët bashkëpunonin që nga falsifikimi i raporteve mjeko ligjore e deri tek shorti i caktimit të dosjes penale në mënyrë që ato t’i binin në dorë Enkelejda Hoxhës dhe më pas kundrejt shumës nga 6-12 mijë euro mundësonte lirimin e tyre nga burgu.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqiperia: 11/02/2021 20:48

    Populli kerkon drejtesi... Ku jane peshqit e medhenj te politikes..

    Përgjigju
  • Neri: 11/02/2021 20:01

    Ja pra qe sot ra alibia se korrupsionin ne mjeksi nuk e bejne mjeket por "Tiret". Po tani si i behet, prape me infermieret do merreni?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?