Kryebashkiaku Erion Veliaj, në momentin e shoqërimit

Kronikë

Arrestimi i Erion Veliajt, Apeli i GJKKO hedh shortin për ankimimin e masave të sigurisë së kryebashkiakut dhe 4 të tjerëve! Ja gjyqtari që përzgjodhi shorti, data e pacaktuar ende

4 Mars, 15:46| Përditesimi: 4 Mars, 15:55

  • Share

Tiranë- Apeli i Gjykatës së Posaçme regjistron kërkesën e ankimimit të avokatëve të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe 4 personave të tjerë nën hetim.

Shorti i hedhur ditën e sotme (4 mars), ka caktuar si trup gjykues monokratik gjyqtarin Engert Pëllumbi, por pa e caktuar datën e seancës.

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës Erion Veliaj, ka ankimuar masat e vendosura më 9 dhe 12 shkurt të këtij viti nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë GJKKO, me gjyqtar Erjon Bani dhe prokuror të SPAK, Olsi Dado.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, regjistroi çështjen penale nr. 13 akti, datë 04.03.2025 regjistrimi, mbi ankimet e personave nën hetim E.V., E.A., M.P., Sh.F., G.S., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 7, datë 09.02.02025 dhe vendimit nr. 14, datë 12.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal. Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, thuhet në njoftimin e shkurtër të Apelit të GJKKO-së.

(Lajmi ne perditesim)

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?