Politikë

Arrestimi i Erion Veliajt, Gazetarja Banushi: Depozitimi i kërkesës për arrestim u bë që në datën 24 janar! Alimehmeti: Ditë e mirë për drejtësinë, por jo perfekte

10 Shkurt, 21:45| Përditesimi: 10 Shkurt, 22:08

  • Share

TIRANË - Arrestimi i Erion Veliajt mesditën e sotme me urdhër të SPAK, u diskutua në studion e ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, Report Tv. Gazetarja Keti Banushi dha më shumë detaje mbi këtë arrestim dhe hetimet e kryera nga SPAK, pas kallëzimit të regjistruar një vit më parë, më 8 shkurt 2024. 

'SPAK ka nxjerrë 8 masa sigurie. Më ekstreme për Veliajn, për korrupsion pasiv në 9 raste dhe pastrim parash. Të njëjta akuza për Ajola Xoxa, me arrest shtëpie, por ka dhe akuzë fshehje pasurie. Abule ka akuzë për fshehje pasurie. Është dhe Gentian Sula, Fatmir Bektashi, 5 biznesmenë, shkelqim Fusha, që janë biznesmen ndërtimi. Ka qenë 8 shkurti 2024, kur SPAK ka marrë një kallëzim nga një person anonim ku ishin renditur disa fakte. Bëhet fjalë për një person Nesti Angoni. Dha fakte për SPAK. Është person anonim. Do jetë shumë i afërt që ka pasur dijeni për aktivitetin e zotit Veliaj, lidhur edhe familjarët e tij.

Bëhet fjalë për shifra, një sasi e gjetur Ajola Xoxas, kur iu bë kontrolli në qendrën Harabel ku iu gjetën në kasafortë. Avokatët e kanë justrifkuar për një shitje banese të babait të Xoxas. Akuzohet për blerje online në masën 86 mln lekë në 4 vite për veshje dhe bizhuteri. Për hetimin ndaj Veliajt nuk ka ndodhur më parë, janë verifikuar dhe rrobat në shtëpinë e mamasë së Ajola Xoxas.
Janë gjeneruar 1.1 mln euro, kjo ka qenë shifra sipas SPAK. Janë masa të ekzekutuar ditën e sotme. Ajola Xoxa është kthyer në Rinas. Për Veliajn masa u ekzekutua në orën 14:00. Kanë qenë agjentët e BKH me drejtues të policisë së shtetit dhe u dërgua në bllokun e sigurisë. Edhe për Ermal Abule u ekzekutua disa orë më vonë.' 

Avokati Redi Ramaj theksoi se kemi të bëjmë me skema korruptive ku janë përfshirë disa kompani dhe OJF.

'Politikanët tashmë nuk mund të kenë luksin të ankohen për Prokurorinë e Posaçme. Sulmi ndaj prokurorit e shoh me faktin se ka material SPAK për këtë çështje. E shoh në biznesmenët që janë lidhur me Veliajn. Me një skemë korruptive, nga deklarata e SPAK, disa biznesmenë kanë ndërhyrë në bashki për favore. Me mekanizma të OJF-ve apo biznesmenë të bashkëshortes kanë kaluar para në favor të kryetarit të bashkisë. U përdor biznesmeni i huaj Elman Abule, kanë ndërvepruar me zonjën Xoxa, dhe Veliaj. Këtu fakti i korrupsionit pasiv kërkon prova, lidhje mes personave të drejtpërdrejta. Kush favorizimi konkret? Ka dhënë leje ndërtimi, leje të tjera? Duhet të zbardhen nga Prokuroria e Posaçme, pastaj të kalojmë tek akuza tjetër e pastrimit. E dyta ka një marzh dënimi deri në 10 vjet. Ndërsa korrupsioni pasiv, marzh 4-12 vjet.'

Avokati Arbër Hoxha thekson faktin se nuk kemi të bëjmë me një akuzë zyrtare, por jemi në kuadrin e dyshimeve të arsyeshme.

'Nuk ka akuza zyrtare. Kemi të bëjmë me dyshime të arsyeshme. Akuza pas përfundimit të hetimit. Fillimisht nuk është regjistruar emri tek regjistrimi i personave që zhvillohen hetime. Janë bërë hetime për disa kohë. Çështja është regjistruar mbi bazën e një informacioni të regjistruar nga BKH dhe BKH ka marrë spunto nga kallëzimi i një personi që mund të jetë anonim. Me sa e njoh prokurorinë e çështjes, nujk është lunatik dhe as idiot. Ols Dado vjen nga radhët e njerëzve të nderuar të Prokurorisë së Tiranës. Ka një karrierë të gjatë në pastrimin e produkteve të veprës penale.'

Gazetarja Banushi shton se depozitimi i kërkesës së SPAK në gjykatë për arrestimin është bërë që në 24 janar.

'Depozitimi në Gjykatë është bërë më 24 janar. Gjykata ka marrë kohë deri në ditën e djeshme. Ka qenë gjyqtar Erjon Bani dhe një vendim e ka dhënë sot për sekuestron. Për masën e sigurisë është dhënë vendimi dje.' 

Sakaq këshilltari demokrat në këshillin bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka ende rezerva për drejtësinë pasi Veliaj nuk po hetohet për inceneratorët apo 5D.

'Sot është një ditë e mirë për drejtësinë. Nuk them se është perfekte. Sepse është e vonuar, dhe shkuam drejt izolimit të veprës madhore të gjithë këtyre personave, vetëm tek personi i Veliaj. Janë gjithë këto vepra të denoncuar prej një dekade. Vjedhja e qytetarëve të Tiranës vijon prej një dekade. Ka pasur mbi 2mld në menaxhim bashkia e Tiranës. Çfarë vepre të madhe ka bërë? Ku është? Nuk është impanti i ujërave të zeza, inceneratori.

Nuk u fol për incenerator se shkon topi për lart tek kryeministri. E çuan topin për poshtë tek abuzime tek niveli i nuses. Kemi një interes publik që kur paguajmë taksa, ti kemi në shërbime dhe jo në shërbime të një familje të caktuar. Investime, nuk i ka realizuar asnjë vit. Realizon me 100% fondet e inceneratorit. Një ditë e mirë, por jo perfekte. Në fund të ditës, po akuzohet për marrëdhënie me disa biznesmenë, fluturime me ta. Për të njëjtën gjë mund të akuzojmë kryeministrin, fluturime charter. Këtë model duhet ta heqim nga sytë.'

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?