TIRANE- Analisti Ilir Yzeiri është i besimit se Partia Socialiste duhet të reformojë reformën në drejtësi nëse nuk do t’i kthehet në boomerang. Si shenjë të domosdoshmërisë për të bërë ndryshimet rrënjësore Yzeiri sheh arrestimin e Erion Veliajt nga SPAK
"Arrestimi i Veliajt tregoi defekte të rënda që ka pasur SPAK e BKH. SPAK në mënyrë naive i është dhënë një fuqi hetimi në të gjithë institucionet e drejtësisë” tha Yzeiri.
Si ‘skandal’ sheh rastin e ‘përgjimet e anëtarit të gjykatës Kushtetuese’
“Kjo strukturë po vepron si organizatë e paligjshme. Reforma në drejësi është e dështuar dhe PS duhet të mendojë mirë për ta reformuar pas zgjedhjeve se për ndryshe do i kthehet në bumerang’ thotë Yzeiri në një intervistë për emisionin “Sot Live në Shqipëri’ për gazetarin Nertil Agalliu.
Ndërsa arrestimin e Erion Veliajt e quan ‘hakmarrje’
"Fuqinë që ia dha ligji e kthyen në një armë hakmarrjeje kundër PS-së. E nisën me arrestimin e nr 2 të PS-së, Erion Veliaj. Kaq mjaftoi që ne të shihnim më me ftohtësi si ishin ndërtuar këto struktura. Përveçse ishin të pamonitoruara … askush nuk ka tagrin të ngrejë padi penale kur ata kapen në shkelje flagrante të ligjit” thotë për Report Tv.
Ndalet dhe tek emërimi si agjent i BKH-së Samet Gurguri, i cili kishte komunikuar me Aloja Xoxën në ëhats app.
"Samet Gurguri, hetuesi që terrorizon Ajola Xoxën natën me një mesazh anonim sikur të ishte gangster i neveritshëm i rrugëve është katapultuar pa meritë. Mua më kanë mbërritur mesazhe ne postën elektronike ku tregohet se ai është fanatik dhe ka marrë pjesë në fushatën elektorale për votat e PD-së. E katapultoi një socialist. Për të parë punën që ka bërë shikoni tenderat në spitalin e Fierit. Kjo tregon shahun që gjendet politika”
Koalicioni ‘Aleanca Shqipëria madhështore?
Në një koment të shkurtër Yzeiri thotë se rezultati do të jetë një humbje e madhe për opozitën.
Komente

Z.Yzeiri,SPAK-u nuk eshte perfekt,ben gabime,por po u be reformimi i tij dhe i organeve te tjera te pavarura te drejtesise nga politika,atehere nuk do te kete bir nene qe t'i preke politikanet me dore.Qe tani politikanet e te dy kraheve jane penduar qe e kane lejuar.Ndersa ne do te pendohemi po pranuam kete reformim te org.te drejtesise te bere nga politika.Sa per ate qe do i kthehet PS ne nje bumerang,a nuk duhet qe PS te vetepastrohet e te mos i jap shkas ku SPAK-u te kapet? S.d.q ne deklaratat tuaja,po shoh qe mbani ane,nuk tregoheni i paanshem.SPAK-u mund te kete keqperdorur dhe me pare fuqine e kompetencat e tij,por nuk kemi pare te reagoni e te dilni kunder tij!Cfare ju shtyu t'a beni tani?
PërgjigjuMë se e drejtë dhe për këtë ju përgëzoj Kriminelët Politik kan hyrë shumë thellë në sistem duhet medoemos një ndërhyrje dhe një VETING nga ndërkombëtarët se këta qelbësira është zor ti shkulësh.
PërgjigjuZoti Ilir Yzeiri keni plotēsisht tē drejt pēr sa i pērket analizēsnsuaj. Por fajtor ēshtē Edi Rama se ai hiqet mē Fanatiker se Papa. Ky skape duhet tē shkrihet urgjentisht. Nē tē kundērt Edi Rama ēshtē bashkēpuntor.
Përgjigju