Deputetja e PL Monika Kryemadhi, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ditën e sotme (10 shkurt), tha se tani është radha e kryeministrit Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se lista e arrestimeve po vazhdon.
‘Shakaja sado e hidhur mbetet gjysma e të vërtetës. Por Monika ka lajmëruar e para uraganin e korrupsionit që ka pushtuar Bashkinë e Tiranës dhe qeverinë. Uragan që sot i ka marrë përpara të gjithë. Edi Rama ka dashur të bëjë humor me dhimbje, por sot dhimbja e tij është e pafund se lista e arrestimeve po vazhdon. Citoje sërish Monikën, sepse ajo ta ka bërë benë, është radha jote’, shkruan ajo.
Lajmi kryesor:
Arrestimi i Veliajt/ Reagon opozita, Berisha: Falë nesh, por SPAK ngelet organizatë kriminale! Basha: Rama të dorëhiqet! PL: Drejtësi me regji, Metën e morën me dhunë
S.B/ReportTv.al