TIRANË - Pas arrestimit të beftë të Erion Veliajt nga SPAK, që e detyroi të ndërpresë agjendën e një sërë takimesh në Shkodër të hënën, këtë të martë kryeministri Edi Rama, mbërriti rreth mesditës në Bashkinë e Tiranës. Aty takoi shkurt siç burimet thonë, 5 nënkryetarët e bashkisë Anuela Ristani, Andi Seferi, Keti Luarasi, Jonida Halili dhe Frida Pashako dhe sekretarin e përgjithshëm, Alban Dokushi.
Firmën e qytetarit të parë të Tiranës teksa qëndron në hetim e derisa drejtësia të flasë me vendim të formës së prerë, burimet thonë se Erion Veliaj do ia lë brenda ditësh një prej nënkryetarëve, pasi nuk do të ketë shkarkim të tij.
Sakaq, Rama u kthye sërish në ambjentet e bashkisë së Tiranës gjatë orëve të pasdites.
Pas natës së parë në qeli, herët gjatë ditës, kryetarin e Bashkisë së Tiranës prej vitit 2015, të akuzuar për korrupsion pasiv dhe pastrim parash, e vizituan avokati Henrik Ligori dhe sekretari i Përgjithshëm i bashkisë. Të mërkurën në orën 08.30 të mëngjesit, kryebashkiaku pritet të dalë para Gjykatës së Posaçme për rivlerësimin e masës së sigurisë.
Vijën politike të socialistëve se nuk komentojnë proceset e hapura nga drejtësia, Erion Veliaj nuk mundi ta respektojë dot, kur pak pas arrestimit të hënën në zyrën e tij, në reagimin e parë nga qelia e bllokut të sigurisë, i quajti idiotësi akuzat e ngritura nga prokurori Olsi Dado, që sipas tij shantazhoi edhe dëshmitarët e fatkeqësisht - siç u shpreh kryebashkiaku - u sigluan edhe nga kreu i SPAK, Altin Dumani.
Nën hetim SPAK tha se ka vënë edhe deputeten socialiste Klotilda Bushka, pasi dyshon se ka bërë veprime që kanë penguar hetimin, element që nuk i shpëtoi debateve në Komisionin parlamentar të Ligjeve që ajo drejton.
“Ne si gjithë Komisioni i Ligjeve duhet të kishim reagim unifikues me situatën që ka ndodhur. Prandaj, zonja kryetare, mund t’ia lini radhën zonjës Çupi të drejtojë mbledhjen apo kujtdo anëtare e Komisionit mund ta kishte këtë aftësi. Zonja kryetare ke penguar drejtësinë. Mbyllni gojën anëtarë socialistë të Komisionit, se nuk keni moral të flisni. Është turp. Vjen era korrupsion”, tha deputeti i PD Dashnor Sula.
“Ju sqaroj që ky është një komision ligjesh dhe jo komision hetimor, unë jam drejtuese e komisionit të ligjeve dhe jam duke ushtrua detyrën time. Nëse kam diçka për të sqaruar do ta sqaroj atje ku sqarohen. Sa i takon çështjes së dinjitetit unë kam qenë e dinjitetshme, jam dhe do jem”, u përgjigj deputetja Bushka.
Sipas SPAK, Veliaj dyshohet krijoi një skemë korruptive, mes kompanive të bashkëshortes dhe një 6 biznesmenë pranë tij. Ajola Xoxa u kthye brenda ditës nga një udhëtim në Itali, për të zbatuar masën e arrestit shtëpiak. Në burg është edhe biznesmeni Elman Abule ndërsa 5 biznesmenët e tjerë, Gentian Sula, Memiman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, me masa detyrim paraqitje, për korrupsion aktiv, të cilët nesër dalin po ashtu para gjykatës.
Komente
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)
Media te pakten duhet te publikoje vendimin e gjykates per masat e sigurise. Faktet qe tregohen atje, sidomos per intimidimin e deshmitareve, apo personave me dijeni
PërgjigjuNuk jane arrestuar me urdher te SPAK, por per zbatim te vendimit te Gjykates per masa sigurimi. E cila ka pranuar kerkesen e SPAK. Seanca tjeter e ka sqaruar vete Gjykata - behet per te marre ne pyetje personat nen hetim, dhe verifikuar kushtet, kriteret dhe nevojat e masave te sigurise.
PërgjigjuPaturpèsia, nuk ka qenè ndonjèherè virtyt apo vlerè nè vetvete. Tè flasèsh si ky kryeministèr nènkupton as mè shumè e as mè pak,,tè abuzosh me pushtetin e kryeministrit, pèr tè mbrojtur tè akuzuarit e drejtèsisè. E ndjen Rama vetè, qè e njèjta gjè do ti ndodhè atij vetè?
PërgjigjuPraktikisht gjykatesi bashkoi koken me shpatullat(5D) qe gjenden Brenda.
Përgjigju