Gazetari i Report Tv, Sokol Dema ka dhënë detaje lidhur me operacionin ku u arrestua edhe ish-drejtori i policisë së Tiranës Erzen Breçani teksa ndodhej në hyrje të stadiumit ‘Air Albania’ për të ndjekur ndeshjen kundër Ishujve Faroe.
I ftuar në studion e emisionit “5 pyetjet”, Dema tha se ditën që u krye ky operacion, policia ka qenë pothuajse e ‘paralizuar’, duke shtuar se ndjehej një lloj frike mes efektivëve që mund të kishin marrë pjesë në aktivitete kriminale.
“Ditën që u krye operacoioni i SPAK-ut për arrestimin e Breçanit policia e shtetit ka qenë e paralizuar. Dallohej në ajër që kishte një frikë se mos “ndoshta e kam rradhën unë”. Rasti konkret, ka marrë 2-3 oficerë të operacionales pa u treguar se kë do arrestojnë dhe vetëm i kanë drejtuar gishtin duke u thënë të arrestohet. Ndjehej në ajër që kishte një frikë nga ana e policisë. Në sky kanë dalë më shumë se 200 punonjës policie por disa prej tyre janë thjesht përmendur aty”- tha gazetari.
Lajmi kryesor:
Përgjimet që tronditën policinë/ Gazetari Dema: 70 efektivë hetohen nga SPAK! Ka shefa që janë dorëhequr! Hajdari: Duhet operacion i pamëshirshëm
B.V/ReportTv.al