Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias ka reaguar sërish mbi arrestimin e fituesit të zgjedhjeve vendore 2023 në Bashkinë Himarë, Fredi Belerin.
Ai u shpreh se pavarësisht se Greqia e do miqësinë dhe partneritetin me Shqipërinë, duke u nisur nga situata e tensionuar, çështjen do e çojë në Bruksel në Këshillin e Ministrave.
Sipas tij, nuk është e zakonshme që Beleri mbahet në paraburgim 48 orë para zgjedhjeve edhe kur i fiton ato,
“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim, ndërkohë që ai fiton. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha ”, theksoi Dendias për televizion Star.”- tha ai.
Dendias paralajmëroi edhe një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.
“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, theksoi Nikos Dendias.
I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë lidhur me marrëveshjen që do nënshkruajnë në Hagë, Dendias tha se shpreson që veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik.
Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredin Belerin. Ai akuzohet për blerjen e 8 votave me nga 5 mijë lekë për zgjedhjet vendore që do të mbahen ditën e nesërme. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’.
Ndaj reagimit nga ana e Greqisë ministrja e Jashtme e Shqipërisë e ka patur një replikë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në tëitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta. Më tej shton se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata.
hahahaahhahahaaaaa MIRE QE DUKET SI GALLATE KJO HISTORIA E KETIJ POR POR GJITHMONE POR MOS NA E KANE LESHUAR SI KOCKE ME U LEPIRE NE SHQIPTARET ME DASHURINE TONE PER ATDHEUN (KALI TROJES) DHE E MARRIN KOLLAJ DETIN NE HAGE ? ? ?????????? KUJDES DHE VETEM KUJDES
PërgjigjuBoll ore me kèta karagjozè qè bèjnè trimin dhe kujtojnè se kanè diçka nè dorè. Nèse nuk ka vlerè pèr ta, marrèdhènia me Shqipèrinè, edhe 200 herè mè tepèr nuk duhet tè ketè pèr ne. RECIPROCITET. Pèr ekonominè shqiptare, pèr fermerèt dhe industrinè tonè, do ishte njè akt patriotik qytetar, moslejimi i mallrave tè subvencionuara tè Greqisè nè tregun tonè. E sa pèr kèta langot qè lèpijnè kallama nèn velladonè talibanèsh mjekèrrcjepèr pèr 300€,ajo punè zgjidhet kollaj dhe shumè shpejt. Nèse Shqipèria do kishte politikanin e duhur nè krye, qè vèrtetè e do kombin dhe vendin e tij,,,,grekèt,,,tè marrin briskun e berberit dhe tè na rruaçin mirè.
PërgjigjuZ. Dendias, Ai ishte nje rast I paster I blerjes se votes, dhe denohet me LIGJ! Pavaresisht se kush e kryen! SHQOPERIA NUK ESHTE shtet "vasal" I Greqise!
PërgjigjuBëj sikur do e ngresh problemin në Bruksel, por vazhdo e shiti këta terroristët e fantaksur një e nga një. Se kështu e ka miqësia e mirë.
PërgjigjuJa dhe fashizmi grek qe mban akoma ligjin e luftes dbe suvesjonon krimin ne Shqiperi.
PërgjigjuO Jorgo o gjak prishur që shisni Atdheun për 5 lek, po pse Edi Rama se kishte Himarën në dor kur e kishte Goro bashkin ? Pra kjo që thua ti për Edi Ramën nuk qëndron. Po ky pisi flliqësira Beleri që që nga turkoshak tani na u bë grek jevgjit. Po rini urt se shum po fryet kjo qelbësir Greqie po Greqia mos të haroi që Erdogani aty është e i bën iftot qelbësira Grek të na han menderen megjith ty.
Përgjigjupo ta shikosh qysh nga emri fredi bejleri nuk eshte grek,,,,por nje himariot shqiptar......ky bejleri i ka dale ne mbrojtje tokave te himares qe banda e edi rames dhe e saliut,duan t'ja marrin pa leke....per te bere aty resorte dhe hotele.....te dyja partite PS,,DHE PD DUAN TI MARRIN SHQIPTAREVE PRONAT NE VENDE TE LAKMUESHME...KJO ESHTE E PAFALSHME PER NE,,,MERRINI ME DRU KUR T'JU VIJNE ATJE,,se jane banda e asgje tjeter..... ..
PërgjigjuKU i gjetet pronat Ju brekgrisurit e himares? Toka ka qen e beut.apo jau DHA Sala
Nese EU nuk bazohet ne barazi atehere duhet Italia te nderhyje per note proteste pasi nuk mundet nje cope greqi te kontrolloje detin adriatik dhe jon kur aty kemi gjigandin Italian G7 ?! A duhet Rama ti drejtohet per konsulte presidentit Italian ose Austriak? Pasi Italia mund tja “tregoje “ vendin greqize sa i perket detit Jon dhe Adriatik dhe ndikimin detar!!!
PërgjigjuGallat me politiken greke! Greket kujtojn se jan usa e ballkanit, dhe superior ne te gjitha. Sigurisht z/dendias ju mund te shkoni ne bruksel te ankoheni sepse nga ata qeveriseni.
PërgjigjuGrqise i duhet tregue vendi.Te mos jemi servil.Megjithese fajtor jemi ne.Pse u pranue kandidatura e Fredi Bejlerit,kur eshte denuar 3 vjet burg ne Shqiperi,kur djeg flamurin tone kombetar,kur vendos flamurin grek,kur ben thirrje anti kombetare apo vrasja ne kufi,qe per turpin tone nuk eshte vene para pergjegjesise.Ai duhet te denohet,i barabarte me te tjeret dhe ne Himore te behen zgjedhje te reja.