Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Forcave të Posaçme Operacionale, Oltian Bistri, është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit.
Burime konfidenciale nga organi i akuzës i thanë Report Tv se tashmë në monitorim të agjentëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK janë rreth 300 punonjës policie pasi ka dyshime se mund të kenë lidhje me krimin.
Një pjesë e tyre, të cilët sipas të njëjtave burime janë edhe drejtues të lartë, po verifikohen pasi emrat e tyre kanë dalë në përgjime teksa kanë në kontakt dhe lidhje me anëtarë të grupeve kriminale. Një pjesë e tyre pritet që në ditët në vijim të merren në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK.
Gjithçka është zbuluar pas dërgimit të qindra materialeve nga partnerët ndërkombëtar, belgë dhe francezë, të cilët mundën që të dekodojnë bisedat nga aplikacionet “Sky” dhe “CriptoChat”, në të cilat janë zbuluar emrat konkret të punonjësve të lartë të Policisë së Shtetit në komunikim me grupet kriminale, përmes këtyre aplikacioneve që përdoren me pretendimin se janë të pamundur për t’u dekoduar.
Burime konfirmojnë për Report Tv se në transkriptet që tashmë janë në duart e SPAK dhe BKH dalin edhe zyrtarë të tjerë, nga drejtues bankash e deri tek personazhe të botës së medias dhe televizionit, biseda mes të cilave janë edhe sigurimi i dozave të drogës për përdorim, lojëra fati dhe aktivitete të tjera të paligjshme.
Kujtojmë se çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik nga SPAK. Emrat e parë që tërhoqën vëmendjen e opinionit, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.
Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të pleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.
Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë
Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
- Elion Hato
Kështu ka qenë sot e 32 vjet të karademokracisë allaberishiane vjedhje grabitje vrasje të panumërta,që e ka tmerruar popullin shqiptar saqë nuk beson tek asnjë parti politike në Shqipëri. Kur grabiti Salih Berisha nëpërmjet firmat piramidale qytetarët shqiptarë dhe kur vrau katër protestues si njëzet e shtatë persona të Gërdecit, dhe nuk u ndëshkua kurrë nga drejtësia Spak-u e çfarë të presësh rezultate të shkëlqyera. Kur politika dhe drejtësia shqiptare, janë një e të pandarë..
PërgjigjuSi eshte katandis ky vend. Nje kryeprokuror, nje i reneas, shefa te niveleve te ndryshme te polcise, police te cdo niveli, politikan i cdo niveli (deri tek zevendes ministri), kryetare te ndryshem bashkie.... a ka ngelur kush ne shqiperi pa u bere pale me krimin apo jo? E mbyll me shprehjen e famshme: shqiperia qe duam!
PërgjigjuShqipëria që e kemi. E duam shtet e jo R E K E T me lekët tona
NUK ESHTE KATANDIS.... PO KSHU KA QEN KTU E 30 VJETE.... VETEM SE ATHERE SKISH TEKNOLLOGJI... DHE NGELEJ VETEM GOJDHENA.... E TASHI VETEM PO JA NXJERIN TE HUAJT... SE TE ISH PER KTA TANET. PROKURORI E POLICI DO VAZHDONI BIZNESIN NE ZYRAT E SHTETIT.....
Doli dhe Arsyeja e drejtimitte pa Ditur! 50% te vrasjeve policia Bashkpuntore 50% politika, Duke i ushqyer keta tipa me tendera publik me pushtet Ne institucione te Siguris polici ushtri dogana sherbim informativ etj etj...... E kane bere vendin parajs te ketyre dhe ferr per Qytetaret e thjesht dhe te Ndershem Imagjino keta hedhin 100 000 pse e pe shtrember pse e Qellove ti kur te Qelloj Ai vet i pari?...Dhe Qeveritaret Qahen tek Keta per vota Ata pas zgjedhjeve Emerojn dhe shkarkojn ke te duan Ne Zonat ku Veprojn sps Qeveria u Ka borxh mbledhjen e votes Leket Ne fushat pra shkurt HESAPI shtet Paralel turp per kete Situat krim ka Ne Cdo Vend po jo te japi urdhera Institucioneve Ligjzbatuse Apo menaxhuse te kapaciteteve socio economik kulturor zhvillimor te Nje vendi KETO 33 VITE DUHET REAGIM KOMBETAR zero vota ketyre se i keni per te zezen tuaj QYTETAR regoni me vote ,Votoni ALTERNATIVA te reja Jo Me Ps pd Lsi pdk lzhk pr etj etj
Përgjigjuhap ndonje dyqan me mire se partite jane refuzuar me kohe prej shumices se shqiptareve
O i gezoshi milionat e droges o Pllum e Tome Dosh. Tana keto hasmeri qe kini kriju kane me u hanger kryt.
PërgjigjuPo flet per 2 pale te kunderta 2 armiq Sjane miq qe i konsideron si bashkepronar.
/Burimet konfidenciale/ dashje pa dashje rrodhen info.qe nuk supozohet te dilnin,te pakten deri pas arrestimit.Tani te gjithe ata qe jane vene nen verzhgim se u kane dale emrat,ose do te ndalojne komunikimet qe benin deri tani,ose do t'ja mbathin si Ahmetaj,sepse vertet publiku i gjere nuk i di kush jane,por vete ata e dine me ke kane biseduar e per cfare.
Përgjigjuprandaj deshen te eliminonin dekriptimet qe qenkan kode policore lehtesisht te identifikuara se dihet kujt i jane dhene nga zyrat e policise ne rrethe por po behet e veshtire te hetohen se nuk ka vullnet
Edhe polici ben dekovi keni harru se me makinen e tina jan largu masi ken djeg makinen asmeri edhe behar bajri masi kan vra bardh licin
PërgjigjuBeni eshte polic meqe te intereson kaq shume.
Kush eshte ky? Cfare pozicionit ka?
Arben Ahmetaj KRYE KRIMINEL (CRIMINAL) , KRYE HAJDUT (THIEF) , KRYE GRABITQAR , I KORRUPTUAR deri né PALCÉ , KRYE BANDIT , KRYE KUSAR , DOBIÇ ferrash qé ju ka VJEDHUR té ARDHMEN FÉMIJÉVE SHQIPTARÉ !!!! TÉ ZÉNTÉ KANCERI dhe tè ZÉNÇIN SÉMUNDJET mé té kèqija , dhe KURRÈ MOS e GÉZOFSH GJÉNÉ e VJEDHUR , O FUNDÉRRINÉ e VEREMOSUR , qé tè thonin "Tigèr" , POR qè SPAK dhe ALTIN DUMANI i NDERUAR tè konvertoi né LEPUR ferrash .
PërgjigjuJane dhe te pakten 10 zyrtare te Doganes qe kane perdorur apl SKY.Gazheli e di mire kush jane dhe ckane folur
PërgjigjuTe kishte dogana nja sy burra si puna e Drejtor Marjanit Rama do ishte Shume i nderum por kam idene se prap e keni frike. Keshtu qe shajeni me komente mundesisht lajeni halene e gojes para se ta permendni.
Marjanin mund ta shani tani sa te doni se nuk eshte me aty por sa koje ishte nuk kisjit guximi as ta shikonit ne sy e jo me ta shanit. Pyesni Yll jatellarin se ai e njeh shume mire. Gjate do ta kujtoni e ne fakt kurr sdo e harroni. Dogana do Burra te behet jo butake o njesha
o Marjan po ik o ar , se kur flet ti per kyt pun , se t njef gjith dogana qe je super hajdut e ordiner, ik se je me dosje ne spak per vedi
Une ja kam thene publikisht dhe me email biles qe Gazheli dhe Eldi jane ne tave dhe Rames nuk i pelqeu. Zoti eshte i madh dhe merr hak. Do shikoni çudira sa te hapen aplikacionet sky. Gazheli sdo mundbte bente asgje pa lejen e Rames. Korrupsioni eshte alarmant. Sapo ka filluar loja.
gazheli eshte lepurush sdi nga lidhet gomari, po eldi hoxha dhe kunata beqos e perdorshin
Gazheli asht i pari dhe rama e di mire se asht i zhytun deri ne fyt
Mos ngatarro arin me dollarin or bush
O Denis Vaso ( Brajovic) u bane gankster me zori me tan at pasuri qe te la millani, po tesh si mendon se vet i ndrym, dhe e le Genin ne gjak, sa te trash paskeni ken. Nuk ju harron kush pa merak
PërgjigjuTash qe u iku mburoja shteti ke me pa Bajrat e familjen e Pllum Gjokes hava prej hasmeve qe kane krijua.
un sjam ba ganksjer thjesht legen i beharit jam qa doni me mu
Bravo safeti ssht i marum sdel per vedi o matrix
Sa te jet gjall Safeti nuk i hyn ferr ne kam
Shefa komisariatesh, shefa krimesh, shefa sektori prej vitesh merrnin rroge fikse nga E. Martinaj. Veting, sekuestrim, te proceduar penalisht dhe konfiskim per keto vemje, laskare, veremlinj hajdute police. Sa njerez ka marre ne qafe kjo polici martinjane? Nje punonjes policie nuk mund te jete si Kuçeja i aksidentit, Koxhaja i servisit ne Voree, kanganikalli i magallit, Keri i bere Hit nga bemat...
PërgjigjuTe hetohet komisariati 2 shefat e krimeve apo lidhjet fisnore e tyre ne shcba si prek njeri i gjithe komisariati 2 eshte inkriminuar me police me drejtue
PërgjigjuOre qe Pellumb Gjoka, Vis Martini dhe Behar Bajri jane bashke u kuptua..por me te ndjerin Gjin Ndoj ca lidhje ka pas visi, ai nga Laci dhe banues ne Tirane, ai ne rrethin e shkodres gjith kohes
PërgjigjuDrejtues i larte Lorenc Panganika
PërgjigjuTe verifikojne koordinatorin e krimit ne Shqiperi, Ard Vel… se ai ka qene padroni Olt Bistros. Nen bekimin e atij Olti shkoje drejtor dhe vete Ardi ka patur 3 telefona enchro qe ja jepte ushtareve. Spaki te shikoje logimin e antenave pas ores 21 se bashke ishin Olti, Ardo dhe ca zuzare te tjere tek lokali peshkut i Delijorgjit
PërgjigjuPo vertetohet qe ne Shqiperi mbi 90% jane hajdute.Filloje qe me zaptuesit e pronave,korrupsioni,gjykatesit,mjeket....Pra me qene se nuk ka nje burg kaq te madh per te tere propozoj qe burgjet aktuale te vihen ne dispozicjon te kesaj pakice te ndershme,ndersa gjithe Skiperia te konsiderohet si vend ku vuajne denimet hajdutet,kriminelet etj...
PërgjigjuHidhini një sy edhe SHISH-it të Shkodrës se edhe ata kanë telefona të kriptuar.
Përgjigju