Bisnezmeni Pëllumb Gjoka, sipas dosjes në SPAK, ishte personi që mori porosi nga Ervis Martinaj, cili pagoi 110 mijë Euro për vrasjen e Gjin Ndojit në Shkodër. Gjoka pajtoi Behar Bajrin dhe klanin e tij për të kryer krimin, shkaku i të cilit nuk dihet ende.
Në një nga përgjimet në Sky, dekoduar nga francezët, thuhet se kur Bajri i shkroi për tre të huaj vrasës, një arab, një nga Kosova dhe një serb, ai I tha- jepu sa kërkojnë. Por Behar Bajri, po sipas SPAK, u thotë se për kaq para, dilte garant vetë. Në lojë nuk ishte vetëm Gjoka, por edhe shoferi i tij, një ish polic Edmond Preka. Në dosjen hetimore, thuhet se ka prova që Edmond Preka, pas vrasjes së Gjon Ndoj (Boriçi) me dy plumba në kokë dhe një në shpatull, ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes
Ish-efektivi i policisë Edmond Preka që prej disa kohësh shërbente si shofer i biznesmenit Pëllumb Gjoka, në vrasjen e Gjin Ndojit dhe atentatin ndaj Kleant Musabelliut kishte rol aktiv. Në dosjen hetimore të SPAK, evidentohen prova që krijojnë dyshime të arsyeshme se Edmond Preka, në vrasjen e Gjon Ndoj (Boriçi), ka ndihmuar autorët e krimit për tu larguar nga vendi i ngjarjes, pasi i morën jetën shenjestrës me dy plumba në kokë dhe një në shpatull.
Vrasja e Boriçit dyshohet të jetë kryer nga Behar Bajri dhe klani i tij. Ndërkohë një tjetër ngjarje ku Preka është përfshirë, është ajo e planit të vrasjes së Kleant Musabelliu, ish-punonjës i drejtorisë së Burgjeve. Preka ka informuar grupin e Ervis Martinajt me foto dhe informacione mbi lëvizjet e shënjestrës, ndërsa ka krijuar kushte për vrasje. Atentati dështoi në rrethana të pa qarta deri më sot.
Ky plan, fillimisht në bazë të transkripteve, ishte marrë përsipër nga Behar Bajri, i cili flet me Gjokën dhe i thotë se kishte gjetur 3 shtetas të huaj, një arab, një nga Kosova dhe një serb.
Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.
Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës
Rithemelimi ka reaguar sa i takon 6 të arrestuarve gjatë operacionit "Metamofoza" dhe dy të tjerë të kapur në kushtet e flagrancës për armëmbajtje pa leje.
Në reagimin e Rithemelimit, thuhet se ky operacion ka dështuar në 60% të tij pasi nga 15 urdhërarreste vetëm 6 janë ekzekutuar. Ky bilanc sipas Rithemelimit nxjerr në pah që Balla është përfaqësuesi i klaneve të drogës.
"Operacioni ‘Metamorfoza’ akuzon rëndë shtetin e mafies
Partia Demokratike shpreh edhe njëherë mirënjohjen e thellë për Eurojust, Europol, organet ligjzbatuese të Mbretërisë së Belgjikës, Francës dhe Mbretërisë së Holandës, për ndihmën substanciale në luftën kundër kriminalitetit në Shqipëri, por edhe gjithë atyre zyrtarëve shqiptarë të organeve ligjzbatuese që, me guxim duan të zbatojnë ligjet e vendit dhe të bëjnë jetën tonë dhe Shqipërinë një vend të sigurt.
Partia Demokratike thekson sërish se operacioni i koduar me emrin ‘Metamarofoza’, i bazuar kryekëput në dokumentacionin e sjellë nga partnerët tanë, dëshmon edhe njëherë se shteti shqiptar është shtet i krimit dhe drogës.
Kjo provohet më së pari me faktin që 15 mandatet e arrestit të dosjes ‘Metamorfoza’ të 15 kriminelëve të rrezikshëm, flinin, konservoheshin në dosjet e dërguara nga partneret prej kohësh. Ata, me urdhër të “kreut të Meduzës” nuk u prekën, vetëm e vetëm për shkak të misionit kriminal elektoral që personazhet e krimit kishin marrë nga Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Këta kriminelë elektoralë në krye të pushtetit të mafies, përdorën vrasësit, trafikantët, pengmarrësit, bajlozët e zinj të operacionit ‘Metamorfoza’, dhe dosjeve të tjera, si pushtues të qyteteve, të cilët diktonin me qytën e revoles dhe thasët e drogës, vullnetin e qytetarëve të pambrojtur shqiptarë. Trafikantët, vrasësit, pengmarrësit, përdhunuesit e dosjes ‘Metamorfoza’, dhe shumë të tjerë, që ishin të lire, u nxorën nga burgu, apo u sollën nga jashtë dhe që u mbrojtën nga mandate ndërkombëtare të arrestit, përbënin krahun e armatosur të fushatës elektorale në Shkodër, Lezhë, Kurbin, Peshkopi, Durrës, Tiranë, Elbasan, Berat, Sarandë, Vlorë, Fier, Lushnjë. Ata ishin badigardët e qeveritarëve kriminelë elektoralë Edi Rama, Taulant Balla, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Belinda Balluku, Ulsi Manja, Niko Peleshi, Mirela Kumbaro etj. Në këtë mënyrë ‘SKAP-i i Partisë’ u shndërrua në organ elektoral të Partisë së Krimit.
Së dyti, operacioni ‘Metamorfoza’ dështoi, së paku në masën 60%, mbasi nga 15 mandate janë arrestuar gjithsej 4-6 persona, kurse më së paku 9 apo 11 të tjerë u njoftuan dhe morën arratinë, njëlloj si Arben Ahmetaj. Për të justifikuar këtë dështim criminal, mafia shtetërore e dezinformimit ju tha shqiptarëve se ata prej shumë kohësh ndodheshin në mërgim.
Vetëkuptohet se Taulant Balla, përfaqësuesi me tipik i klaneve të drogës dhe krimit të Elbasanit, Fierit, Lushnjës, Krujës e Shkodrës, nuk mund inauguronte më mirë detyrën dhe të garantonte më shumë bandat që ai përfaqëson, -sipas dëshmive në sallat e gjyqeve, regjistrimeve të brendshme dha atyre të kriptuara të jashtme- me bosët shqiptarë të krimit në Shqipëri dhe jashtë saj.
Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe këto qëndrime kriminale të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Edi Ramës ndaj krimit të organizuar, rrezik madhor për sigurinë në Shqipëri, rajon dhe Europë, dhe garanton shqiptarët dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se, ZERO tolerancë ndaj krimit të organizuar, do të jetë motoja e saj.
rithemelimi te ul koken se afera te kryeministrit te larguar me turp jane edhe keto hstori me police te implikuar ne trafiqe droge e korrupsioni
PërgjigjuMir qe do bej burg tani por me nder biznesmeni hyri dhe ne hasmeri tani e gjith miljonat qe ka nuk do i gezoje. Hajde koke hajde
Përgjigju