Arrestimi i Gjokës/ Rexhepi në Report Tv: Nëse Martinaj është gjallë do jetë fenomenale, por s’besoj! Po zbardhen këto, Nuredin Dumani s’është më asgjë

29 Korrik 2023, 13:02| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 13:41

  • Share

Eksperti i kriminalistikës Artan Rexhepi ka folur sot në Report Tv, propozon që dosjet e Bistrit duhet të rihetohen duke shtuar se nuk është ky i vetmi zyrtar që ka bashkëpuruar me Martinaj për të ngritur perandorinë e lojrave të fatit

“Dosjet e Oltion Bistrit duhet të rihetohen. Ervis Martinaj për sa kohë ishte gjallë gjunjëzoi shtetin shqiptar. Mbante lojra fati ilegale , flitej për tarifa mujore që u jepeshin zyrtarëve. U arrestua më parë (shenim arrestimi i tij në 2015)  por telefoni nuk u zbërthye kurrë. Kishte dhe video që mund të shantazhonte persona në nivele të larta. U arrestua dhe telefoni i tij nuk doli në skenë” thotë Artan Rexhepi

 Në një interviste me gazetarin Andi Kapxhiu, Rexhepi thotë se nuk beson që Martinaj është gjallë pasi nuk ka pasur qoftë edhe një sinjal nga ai edhe kur i kanë vrarë të afërmit.

“Do jetë fenomenal nëse do jetë gjallë,. Sepse kini parasysh janë zhdukur shumë lidhje të afërta dhe s’kemi parë asnjë reagim. I vranë qitësit, kushërinjtë etj. Nuk kam prova por intuitivisht është çështje e mbyllur historia e tij. Për Prokurorinë s’është sepse s’ka kufomë.

Të rri njeriu dhe mos reagojë kur vritet fisi... nuk e di domethënë.”- tha Rexhepi.

Pyetjes nëse ndonjë prej tyre kthehet në të penduar të drejtësisë, Rexhepi iu përgjigj me një krahasim të dosjes së plumbit të artë. Sipas tij, Nuredin Dumani s’do thotë më asgjë nëse zbardhen këto lidhje të eksponentëve të krimit.

“Po u zbërthyen këto nivele, Dumani s’do të thotë asgjë. Edhe pse Nuredini s’besoj se i ka thënë të gjitha. Ka thënë aq sa e kanë lënë të thonë. Vërtet Dumani ka qenë mrekulli por për mendimin tim, për mua është arritje dhe dështim të hetimit. Sepse ti s’je në gjendje të bësh asgjë dhe të favorizon një kriminel.”- tha.

Një koment e pati edhe për SPAK.

“Duket se gjërat po lëvizin.”-tha ai.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mario: 31/07/2023 13:44

    Fatkeqesi e madhe per kete vende, qe asgje nuk funksionon, ligjerishte. Vetem rastesi o 31, munde te ndihmoj 1/1000. Te gjithe jemi viktima te sistemit.

    Përgjigju
  • Mario: 29/07/2023 20:01

    qofsha i gabuar por duket se ka dore shqiptare mbi permbajtjen e te dhenave ne keto enkriptime ose mund te kete ngaterrese

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?