Arrestimi i Henri Çilit, deputeti i opozitës: Vetting dhe në media, të gjithë duhet të jemi subjekt i reformës në drejtësi

28 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 28 Shkurt 2020, 17:11

  • Share

1582905626_zeneli.jpg

Deputeti i opozitës Parlamentare Alban Zeneli ka folur për arrestimin e Henri Çilit, duke thënë se drejtësia duhet të shkojë deri në fund. Në lidhje me reformën në drejtësi dhe vettingun, ai tha se dhe media duhet të bëhet pjesë e saj pasi në këto 30 vite është parë influenca e madhe dhe negative që ajo ka pasur në dëm të shoqërisë shqiptare.

'Në këto 30 vite jemi mësuar me njerëz të paprekshëm në çdo fushë dhe nuk është e arsyeshme që të bëhet vetting vetëm në drejtësi e polici, por dhe media e institucione të tjera të kalojnë në vetting. Media ka pasur një ndikim negativ dhe influencë në lidhje me shumë vendime duke dëmtuar shoqërinë shqiptare. Unë e njoh Çilin vetëm nga media dhe uroj që e vërteta dhe e drejta të shkojnë deri në fund. Reforma në drejtësi nuk ka pse merret vetëm me njerëz dytësor apo tretësor të krimit të organizuar, por çdo njeri duhet të jetë i barabartë para ligjit dhe subjekt i tij', tha Zeneli.

Botuesi dhe pronari i UET-së, Henri Çili u arrestua nën dyshimet se ka ndërhyrë në Gjykatën e Lartë për të siguruar favore për dy vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko, i pari i dënuar me burgim të përjetshëm dhe i dyti me 17 vite e 6 muaj burg, me vendim të formës së prerë, për vrasjen e një efektivi të policisë në Lazarat, gjatë aksionit të vitit 2015 kundër kultivimit të marijuanës.  Henri Çili është vënë nën akuzë për veprat penale “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm tek gjyqtari”, dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale”. 


Lajmi kryesor:

Zeneli në '45 minuta': Meta kërkon të marrë rolin e lidershipit të opozitës! Vetting edhe në media, influencë negative në 30 vite (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?