Meta duke dalë nga Policia e Tiranës

Arrestimi i Ilir Metës, Delegacioni i BE-së për Report Tv: Nuk komentojmë çështje në hetim

22 Tetor, 11:07| Përditesimi: 22 Tetor, 17:56

  • Share

TIRANË- Delegacioni i BE në Tiranë nuk komenton gjatë mbi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Arrestimi i tij me forcë ngjalli edhe polemika të shumta sidomos në radhët e Partisë së Lirisë, të cilët përpos se e quajnë rrëmbim politik, akuza kanë hedhur edhe ndaj efektivëve të policisë duke i quajtur grup terrorist me maska që rrëmbyen ish-presidentin në mes të ditës.

I pyetur nga gazetarja e Report Tv, Raziela Myslimaj, delegacioni i Bashkimit Europian thotë prerë se “Nuk komentojmë çështje në hetim”.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024 për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA. Ndaj tij rëndojnë tre akuza pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash. Po të njëjtat vepra penale rëndojnë ndaj bashkëshortes Monika Kryemadhi, ndaj së cilës është caktuar masa detyrim paraqitjeje. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?